LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1000 biznese të shuara në mënyrë vullnetare

Mbi 1000 biznese të shuara në mënyrë vullnetare

Në tregun e Kosovës nga muaji janar e deri më tash janë shuar në mënyrë vullnetare 1 mijë biznese, thonë zyrtarë të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë.
Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë për Regjistrimin e bizneseve Gazmend Mejzini, tregon procedurat e shuarjes se bizneseve individuale të cilat shuhen në mënyrë vullnetare.

“Bizneset te ne aplikojnë për shuarje në mënyrë vullnetare dhe varësisht nga tipi i biznesit ekzistojnë procedura të caktuara të cilat duhet të respektohen. Për bizneset individuale, që konsiderohen si tipi më i thjeshtë i bizneseve, për ta shuar vullnetarisht këtë biznes kërkohet vërtetimi i administratës se janë përfunduar të gjitha obligimet, formulari i caktuar dhe në momentin që dorëzohen në agjenci bëhet edhe shuarja vullnetare”, ka thënë Mejznini.

Por, ekspertët e çështjeve ekonomike, konsiderojnë se numri i bizneseve të shuara është tejet i lartë, kur merret parasysh, siç thonë ata, tregu i vogël i Kosovës.


Naser Grajçevci, ish udhëheqës në Agjencinë për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, madje thotë se numri mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha bizneset e shuara, çregjistrohen në institucionet kompetente. “Ne kemi 1000 biznese vetëm të lajmëruara, por realisht ne nuk dimë sa biznese janë të shuara në këtë periudhë. Kjo është alarmante. Sepse Kosova është vend i vogël për një numër kaq i madh të bizneseve të shuara, për një periudhë të shkurtër kohore, vërtet është alarmante. Duhet të jetë alarmante për ata që ndërtojnë politika karshi biznesit, për ata që janë përballë biznesit, për të favorizuar ambientin biznesor”, tha Graiçevci.

Grajçevci thekson se ambienti i pafavorshëm për biznese, mungesa e mbështetjes institucionale për kompanitë e reja dhe atoekzistuese, korrupsioni, shantazhi janë vetëm disa arsye që kanë dekurajuar afaristët në Kosovë.

“Janë faktorë të shumtë që ndikojnë në këtë ambient, nuk është vetëm ambienti material i mbështetjes, janë elemente tjerë, elementi i korrupsionit, format e ndryshme të shantazhit. Vazhdimisht hasim në një burokraci të stërzgjatur të procedurave dhe të gjithë këto janë elemente që dekurajojnë ndërmarrësin. Dhe jo rastësisht, sot ne kemi një dekurajim total të ndërmarrësve. Dhe njerëzit më të interesuar janë që të hyjnë në një vend pune se sa të hapin biznesin”, thotë Grajçevci.

Kurse gjatë vitit të kaluar sipas shifrave zyrtare, janë regjistruar 9,485 biznese ndërkaq janë shuar 1,663 biznese. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori