LAJMI I FUNDIT:

Kosova dëshiron anëtarësim në Konventën e Hagës për Vulë Apostile

Kosova dëshiron anëtarësim në Konventën e Hagës për Vulë Apostile

Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami takoi sekretarin gjeneral të Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private (HCCH), Christophe Bernasconi, me të cilin diskutoi për mundësitë e inicimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Konventën e Hagës për Vulë Apostile.

Ministrja Bajrami tha se një nga objektivat kryesore strategjike për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës është që të përmirësojë klimën e biznesit në Kosovë, në mënyrë që të krijohet ambient sa më tërheqës për investimet e huaja direkte në Kosovë.

Prandaj, duke u bërë pjesë e mekanizmave të rëndësishëm ndërkombëtarë siç është edhe Konventa e Hagës për Vulë Apostile, do të përmirësohen kushtet e të bërit biznes për kompanitë e huaja që të investojnë në Kosovë, por edhe për qytetarët e Kosovës që të punojnë dhe udhëtojnë ligjërisht dhe pa kufizime.


Bashkëbiseduesit u pajtuan se me pranimin e Kosovës në Konventën e Hagës për Vulë Apostile do të thjeshtësohet procesi i gjatë i legalizimit të dokumenteve. Kjo do të forcojë më tej sektorin privat në Kosovë dhe do të lehtësojë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori