LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 50 biznese gjermane takohen me përfaqësues të grupit të bankave ProCredit, përshirë edhe ProCredit Kosovën

Më shumë se 50 biznese gjermane takohen me përfaqësues të grupit të bankave ProCredit, përshirë edhe ProCredit Kosovën

Në bashkëpunim me Shoqatën e Bizneseve të Evropës Lindore me seli në Gjermani (Osteuropaverein der deutschen Wirtschaft) si dhe Bankën ProCredit në Gjermani, Banka ProCredit Kosovë morri pjesë në një takim informues me më shumë se 50 biznese gjermane në Palmengarten në Frankfurt Am Main.

Kompanitë gjermane, të cilat përfaqësonin sektorin e bujqësisë, inxhinierisë mekanike, tekstilit, teknologjisë informative dhe sektorë të energjisë së rinovueshme, kanë mirëpritur këtë takim që për së afërmi të njihen me operimin dhe mundësitë e bashkëpunimit me bankat ProCredit në Evropën Juglindore, përshirë edhe Kosovën.

Drejtues të lartë të ProCredit Bank në Kosovë, Ilir I. Aliu dhe Eriola Bibolli kanë zhvilluar diskutime të drejtpërdrejta me disa nga bizneset gjermane duke prezantuar infrastrukturën dhe stabilitetin financiar të Bankës ProCredit në Kosovë, si një mundësi e mirë për të konsideruar investimin e këtyre kompanive në ekonominë kosovare.


Në fjalinë mirëseardhëse, kryetari i bordit drejtues të shoqatës së Bizneseve të Evropës Lindore, Dr Marcus Felsner, theksoi rëndësinë e Evropës Juglindore dhe Lindore në stabilitetin e Evropës.

Ai shprehu keqardhjen e tij që rajoni është duke u portretizuar në një mënyrë shumë të njëanshme, sepse kjo po e largon vëmendjen nga fakti se këto vende kanë rritje ekonomike pozitive që është kryesisht i nxitur nga Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.

Lidhjet ekonomike mes kompanive gjermane dhe bizneseve në Evropën Juglindore dhe Lindore u kanë ofruar mundësi njerëzve në rajon dhe kështu, sipas tij, në mënyrë efektive duke kontribuar në stabilitetin e Evropës.

“Si bankë e specializuar në mbështetje financiare të bizneseve të vogla dhe të mesme, ne synojmë të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë kudo. Në këtë mënyrë, ne në ProCredit sigurohemi që të kuptojmë klientët tanë, modelet e tyre të biznesit si dhe projektet e tyre. Kjo është mënyra e vetme që të ju ofrojmë cilësi në shërbime, gjë që ulë rreziqet për klientët gjithashtu edhe për ne si bankë” – ka thënë me këtë rast Christoph Freytag, zëdhënës i Këshillit Drejtues të Bankës ProCredit në Gjermani.

Vlen të theksohet që Banka ProCredit në Kosovë ka përmbyllur gjashtëmujorin e parë të vitit me rezultate të mira financiare, rezultate këto që përmbushin pritshmëritë duke përforcuar tutje pozitën e të qenit një ndër institucionet më të fuqishme, më stabile dhe më inovative në industrinë bankare.

“Ne ruajtëm pozitën udhëheqëse në sektorin bankar me 26% të aseteve totale dhe një pjesëmarrje tregu prej 24% në kredi bruto dhe 26.4% në depozita. Asetet e përgjithshme në fund të Qershorit 2015 janë 780 milionë euro. Depozitat e klientëve kanë dëshmuar sërish besueshmërinë e lartë të qytetarëve të Kosovës në bankën tonë – ku totali i depozitave në fund të Qershorit 2015 arriti shumën prej 663 milionë euro”.

“Në ofrimin e shërbimeve financiare për klientët e biznesit, Banka ProCredit vazhdon të jetë e pozicionuar mirë dhe ka vazhduar të fuqizoj edhe me tej pozitën e saj udhëheqëse duke ofruar shërbime inovative për klientët e biznesit, siç janë shërbimet depozituese në Zonat 24/7. Si bankë, ne synojmë të jemi zgjedhje e parë për klientët e biznesit ku total portofolio e kredive në Bankën ProCredit në Qershor të vitit 2015 arriti shumën prej 458 milionë euro”.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori