LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti “Adem Jashari” edhe me një çmim të ri

Aeroporti “Adem Jashari” edhe me një çmim të ri

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po vazhdon të shënoj suksese në nivele ndërkombëtare. Krahas rritjes së vazhdueshme të numrit të udhëtarëve përgjatë gjithë vitit, ka fituar edhe një çmim, duke ngritur numrin e çmimeve të fituara për këtë vit në gjashtë.

Mbrëmë, në gala mbrëmjen e organizuar në qytetin e Johannesburg-ut në Afrikën Jugore Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, i është ndarë çmimi Corporate Responsibility- Inhouse (Çmimi për Përgjegjësi Korporative) nga “IPRA Golden World Awards for Excellence”. Eshtë njëri ndër çmimet më prestigjioze në botë.

“IPRA Golden World Awards for Excellence” me eksperiencë 60 vjeqare e njohur nga Kombet e Bashkuara (United Nations), bën çdo vit nominimin pastaj përzgjedhjen e kompanive të nominuara për programet e kategorive të ndryshme dhe pas shqyrtimit nga juria profesionale përcaktohet fituesi duke u bazuar në objektivat, strategjitë dhe rezultatet e demonstruara nga kompanitë pjesëmarrëse. Përmes rrjetit të saj IPRA përfaqëson 8000 profesionistë komunikimi në tërë botën. Ky çmim u jepet kompanive që me projektet e tyre ndikojnë pozitivisht në mirëqenien dhe zhvillimin e shoqërisë


Në këtë konkurencë, çmime kanë fituar edhe kompanitë e mirënjohura botërore nga shtetet si Amerika, Gjermania, Spanja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Brazili, Turqia, Anglia, Zelanda e Re, Argjentina, Japonia, Afrika e Jugut, Suedia, Kina, Bermuda, Polonia, Australia, Rusia etj. /Telegrafi/