Zyrtarisht, serbët ende nuk kanë shprehur interesim për të aplikuar për operatorin e tretë mobil në Kosovë, siç e parashikon marrëveshja për telekomin mes Prishtinës dhe Beogradit. Këtë e vërteton Ekrem Hoxha, kryetar i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
“Nuk kemi asnjë aplikim/interesim konkret”, tha Hoxha përmes përgjigjeve elektronike.
Në bazë të marrëveshjes që e ka siguruar “KosovaPress”, operatori serb duhet të aplikojë më së largu deri më 15 nëntor të këtij viti. Ndërsa, koha kur operatori serb pajiset me licencë nga ARKEP, sipas marrëveshjes, bëhet më 15 janar të vitit 2016.
Po ashtu, në marrëveshje thuhet se ky autorizim do të dorëzohet në të njëjtën ditë kur kodi i ITU-së i jepet Kosovës. E, ky autorizim i përkohshëm nuk do të skadojë para datës 01 mars 2017, thuhet në marrëveshjen për telekomunikacion të arritur në muajin gusht mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryetari i ARKEP, Ekrem Hoxha, tha se marrëveshja për telekomin parasheh që operimet në segmentin e telefonisë mobile do të jenë të kufizuara brenda infrastrukturës aktuale në terren, duke iu referuar pjesës veriore të vendit. Hoxha po ashtu tha se në marrëveshje janë të parapara afatet të cilat janë të ndërlidhura dhe të kushtëzuara me implementimin e pikave respektive.
Në dokumentin për telekomin, ndër të tjera thuhet se “për telefoninë mobile, autoritetet e Kosovës do t’i japin leje kompanisë se re me një autorizim të përkohshëm, nën kornizën rregullative të Kosovës, për operacione të tanishme dhe të kufizuara në infrastrukturën aktuale në terren. Ky autorizim i përkohshëm nuk do të përfundojë para janarit 2016. Autorizimi i përkohshëm do të përfundojë sapo autoritetet e Kosovës të nxjerrin një licencë të re të plotë dhe të pakufizuar të telefonisë mobile, si rezultat i një tenderi/ankandi. Tenderi do të organizohet në përputhje me standardet e BE-së.
Infrastruktura aktuale aktive e palëvizshme e telekomunikacionit e Ndërmarrjes së Re duhet të mirëmbahet rregullisht…
Lëshimi i autorizimit të përkohshëm: ky autorizim i përkohshëm do të dorëzohen te lehtësuesi i BE-së, më 01/01/2016 dhe të hyjë në fuqi vetëm atëherë kur të dorëzohet tek operatori. Lehtësuesi i BE-së do t’ia dorëzojë atë operatorit kur Kosovës t’i caktohet një kod tre-shifror nga ITU. Ky autorizim i përkohshëm nuk do të skadojë para datës 01/03/2017.
Ky autorizim do të dorëzohet në të njëjtën ditë kur kodi i ITU-së i jepet Kosovës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home – Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A