Ndërtimtaria paraqet njërin ndër sektorët më të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë, mirëpo përkundër kësaj rëndësie ky sektor mbetet në krizë. Kështu u tha në debatin e organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare me temën ”Sfidat e Sektorit të Ndërtimit në Kosovës”.
Presidenti i këtij institucioni, Samir Krasniqi, deklaroi se me krizën globale të vitit 2008 u vërtetua se sa është i rëndësishëm ky sektor për ekonomin globale, ndërsa rëndësia e këtij sektori është po aq e madhe edhe në vendin tonë.
Prandaj edhe interesimi për t’u marrë me këtë fushë mbetet i madh në vendin tonë.
“Rëndësia e sektorit të ndërtimit në ekonomi të vendeve është shumë e madhe, është shtyllë e çdo ekonomie, është sektor që pothuajse në të gjitha vendet angazhon më së shumti punëtor. Ky rast është edhe në Kosovës. Është sektor që ngërthen në vete biznese të shumta duke filluar nga prodhuesit e materialeve ndërtimore, të themi kështu deri tek gjellëbërësit”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se meqë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë është përqendrimi më i madh i ndërtimit, janë shënuar hapa pozitivë në vënien e një rregulli nga qeverisja aktuale.
Sipas tij, për imazhin e krijuar në ndërtim për çka është një perceptim jo i mirë nga ana e qytetarëve fajtorë janë sikurse qeveritë komunale ashtu edhe bizneset.
E drejtori i Urbanizimit në komunën e Prishtinës, Liburn Aliu theksoi se çdo lloj ngritje e zërit, duke përfshirë këtu debatet e tilla, diskutimet me pjesëmarrës të ndryshëm që kanë interes në këtë fushë, duke mos përjashtuar edhe protestat, janë të nevojshme për një ndryshim pozitiv në komunën e Prishtinës.
I pari i urbanizimit në kryeqytet tha se pas tërë kaosit të krijuar është e vështirë të vendoset rregulli dhe rendi në Prishtinë.
Ai njoftoi se në vitin 2015 deri në fund të tetorit janë dhënë 142 leje ndërtimore, nga të cilat 41 leje janë ndërtesa kolektive e të tjerat janë ndërtesa individuale, shtëpi individuale dhe objekte të afarizmit.
Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin edhe arkitektë e përfaqësues të shoqatave të ndërtimtarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Banorët e Hajvalisë, mbi një milion euro borxhe shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama