Turizmi është një biznes shumë fitimprurës për Egjiptin. Vetëm gjatë vitit 2014, vendin e kanë vizituar 9.8 milionë vetë, duke i shtuar ekonomisë së tij 36 miliardë dollarë, apo gati 12.8 për qind të PBB-së.
Sektori siguron gjithashtu 11.6 për qind të punësimit të përgjithshëm. E përkthyer në shifra, kjo është e bararzvlefshme me 2.9 milionë vende pune. Tani egjiptianët druhen se rrëzimi i avionit rus në Gadishullin e Sinait do t’i largojë turistët dhe shenjat e para erdhën me vendimet e Britanisë së Madhe e Shteteve të Bashkuara për të ndaluar fluturimet drejt resorit të tij më të famshëm, Sharm el Sheikut. Avioni i tragjedisë së konsumuar të shtunën ishte i mbushur me turistë rusë.
Egjipti është një nga destinacionet e preferuara të rusëve. Që nga viti 2013, llogariten të kenë kryer 1.9 milionë udhëtime në këtë vend. I vetmi vend i vizituar më shumë prej tyre është Turqia. Statistikat tregojnë se një në pesë turistë në Egjipt është rus. Ndërsa numri i vizitorëve nga Britania është në rënie. Arsyen e këtij fakti ekspertët e gjejnë tek trazirat politike të vitit 2011 dhe sulmet e shtuara të militantëve islamikë.
Nëpër një situatë të ngjashme kaloi disa muaj më parë edhe Tunizia. Pas vrajes së 38 turistëve në një plazh të saj nga një militant islamik, të huajt nxituan të largoheshin kush e kush më parë. Eksodi i turistëve ngjalli menjëherë tek vendasit frikën e asaj që do të pasonte: a do ta fshinin të huajt vendin nga harta e preferencave të tyre turistike? Në vitin 2012, një vit pas shpërthimeve në Marakesh ku humbën jetën 15 vetë, numri i britanikëve që zgjodhën t’i kalonin pushimet në Marok u rrit me 51.000 dhe ndoqi të njëjtën tendencë përgjatë vitit të kaluar, duke mbërritur shifrën e 460.000 vizitorëve.
Shembulli ilustron më së miri atë çfarë tregojnë të dhënat në total: industria e turizmit vuan më shumë nga probleme të sigurisë të shtrira në kohë, siç kanë ndodhur në Egjipt, sesa nga sulmet e veçuara terroriste. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Banorët e Hajvalisë, mbi një milion euro borxhe shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama