Në projeksionet e Qeverisë e Kosovës për tre vjetët e ardhshëm rritja mesatare ekonomike është vlerësuar se do të jetë 4.2 për qind.
Kjo, sipas zyrtarëve qeveritarëështë normë më e ulët e parashikuar, pasi që me projektet, të cilat pritet të zbatohen rritja ekonomike do të jetë shumë më e lartë.
Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se rritja ekonomike e parashikuar prej 4.2 për qind në vjetët e ardhshëm është e ulët dhe se me këtë normë të rritjes është vështirë të ulet papunësia e lartë.
Por, që sipas ministrit Hoti, kjo rritje ekonomike do të jetë edhe më e lartë.
“Kjo rritje ekonomike është brenda kontekstit ekonomik ekzistues, nuk përfshin efektet multiplikuese që mund të vijnë nesër prej projektit të termocentralit ‘Kosova e re’ ose prej projektit të ‘Brezovicës’, apo prej projekteve që ne po planifikojmë t’i financojmë me kredi përmes klauzolës për investimeve që e kemi në kuadër të programit me FMN-në”, ka thënë Hoti.
Ai ka treguar se këto dy projekte janë në zhvillim e sipër dhe që pritet vetëmtë konkretizohen dhe të fillojë zbatimi i tyre.
“Vetëm termocentrali ‘Kosova e re’, mund të sjellë mbi 1 milard investim të drejtpërdrejtë dhe mund të ketë efekte multiplikuese sa dyfishi i investimeve. Pas katër vjetësh mund ta rrisë Bruto Produktin Vendor në më shumë se 3 miliardë euro, që nënkupton rritje ekonomike për 50 për qind të GDP-së, për shkak të efekteve multiplikuese që ka në gjithë ekonominë”, ka sqaruar Hoti.
Rritjen ekonomike më të lartë që mund të vijë nga realizimi këtyre dy projekteve, nuk e kontestojnë as përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, por ata thonë se ende nuk dihet se a do të konkretizohen këto projekte.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se duhet të pritet momenti kur të Kosova do ta ketë dritën jeshile që këto projekte janë në binarë të realizmit.
“Është e vërtetë që në aspektin afatgjatë dhe afatmesëm ekzistojnë disa projekte madhore, siç është termocentrali ‘Kosova e re’ dhe privatizimi i kompleksit ‘Brezovica’, mirëpo besoj që për rrugën më të gjatë duhet të bëhet hapi i parë dhe hapi i parë është të dimë ku jemi”.
“Pra, duhet të pritet se çfarë do të ndodhë me Brezovicën, ndërsa sa i përket termocentralit ‘Kosova e re’ është e vërtetë që flitet dhe jemi prapë në pikën zero. Prandaj, është më e rrugës të bëjmë një plan dinamik ku dhe çka do të fillojë të realizohet”, ka theksuar Gërxhaliu.
Kompleksi “Brezovica” është një nga potencialet më të mëdha turistike që ka Kosova, si qendër e turizmit veror dhe dimëror.
Vitin e kaluar është privatizuar kjo qendër. Konsorciumi francez “MDP Consulting –Compagnie des Alpes” ishte shpallur fitues, me një çmim prej 409 milionë eurosh, nga të cilat 165 milionë pritet të investohen në tre vijetët e parë, kurse ka premtuar se do të krijojë 4000 vende të reja pune.
Derisa, termocentrali “Kosova e re” është një projekt, i cili ka filluar vite më pare. Ky projekt kishe pësuar ndryshime vit pas viti. Gati çdo vit është premtuar nisja e ndërtimit të tij, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
Rrjeti i inteligjencës kundër pastrimit të parave, Ismaili: Lufta kundër financimit të paligjshëm kërkon përpjekje gjithëpërfshirëse
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp