Investimet e vazhdueshme në agrobizneset vendore kanë ndikuar që në tregun vendor të kemi prodhime më cilësore dhe me standarde evropiane. E këto investime, të cilat po përkrahen në vazhdimësi nga grantet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Komisionit Evropian kanë ndikuar që edhe kompania për prodhimin dhe përpunimin e frutave “Moea”, në fshatin Kravaricë të komunës së Gjilanit, të përmirësoj dhe të zgjeroj linjat e prodhimit dhe përpunimit në hapësirat e saj e krahas kësaj ajo ka zgjeruar edhe sistemin e ujitjes në sipërfaqet e kultivuara me pemë.
Gjatë përurimit të investimeve të reja në këtë kompani, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, tha se me mbështetjen e projekteve bujqësore përmes granteve të MBPZhR-së po arrijnë të shënojnë sukses të jashtëzakonshëm në bujqësi, sidomos në sektorin e pemëve, që sipas tij është njëri ndër sektorët më me potencial dhe të dëshmuar tashmë.
“Jam i lumtur që si ministri kemi dhënë mbështetjen tonë për linjën e procesimit Frutomania, me një vlerë totale prej rreth 180 mijë euro, fillimisht për një sistem të ujitjes dhe më pas në përpunim. Dua të falënderoj ndërkaq Komisionin Evropian për mundësitë e mëdha që ka krijuar për ndërmarrësit tanë dhe një prej tyre edhe Frutomania që po e përmbyll me sukses grantin nga Komisioni Evropian”, tha ministri Krasniqi.
Ai theksoi se pemët janë një sektor mjaftë strategjik dhe me potencial në Kosovë dhe duke parë këtë potencial ministri tregoi se do të rrisin investimet në këtë sektor edhe për vitin e ardhshëm. “Këtë vit vetëm për pemë kemi ndarë rreth 5 milionë euro në grante dhe subvencione dhe kjo shifër do të rritet vitin e ardhshëm në mënyrë që të zgjerojmë sipërfaqet tona, të rrisim kapacitetet përpunuese, duke bërë kështu që të zëvendësojmë importet dhe natyrisht të jemi edhe më prezent në tregun evropian, tash kur edhe kemi nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, e cila liron nga doganat evropiane rreth 2500 produkte bujqësore kosovare”, tha ministri Krasniqi, duke ju konfirmuar fermerëve të kësaj zone se edhe në të ardhmen do të mbesin partnerë në hartimin e politikave programore dhe mbështetëse për bujqësinë.
Ndryshe, kompania “Moea” është përkrahur përmes grantit investiv të MBPZhR-së në vlerë prej 180 mijë euro, për zgjerimin e sistemit të ujitjes, si dhe për përmirësimin e procesit të përpunimit në linjën e procesimit të kësaj kompanie, Frutomania.
Po ashtu kjo kompani është përkrahur edhe përmes grantit investiv të KE-së në vlerë prej 420 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dinari serb – i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.50€

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare