LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosova arkëton 755 mijë euro nga lejet ndërtimore

Fushë Kosova arkëton 755 mijë euro nga lejet ndërtimore

Afër një milion euro është shuma që komunarët e Fushë-Kosovës kanë arritur të arkëtojnë për 10 muaj të këtij viti nga taksa ndërtimore. Kjo shumë aq e madhe, sipas opozitës do të duhej të ndikonte në zhvillimin e politikave në këtë komunë.

Por, ata, pos që janë shprehur të painformuar nga Ekzekutivi rreth këtyre mjeteve, thonë se shqetësuese është edhe mosndëshkimi i atyre që në mënyrë permanente kanë sfiduar Ligjin në Fushë-Kosovë, shkruan Koha Ditore.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli, thotë se deri më 4 nëntor, kanë arritur të arkëtojnë 755 mijë e 75 euro nga lejet ndërtimore, por që në këtë shumë nuk janë përfshirë lejet mjedisore, shndërrimi i destinimit të tokave, bartja, hipotekat, etj. /Telegrafi/