LAJMI I FUNDIT:

BE krijon fondin prej 1.8 miliard euro për Afrikën

BE krijon fondin prej 1.8 miliard euro për Afrikën

Presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker njoftoi të enjten krijimin ‘Fondit Urgjent të Mirëbesimit për Afrikan’, me qëllim përballimin krizës së refugjatëve në Europë.

Samiti i BE-së mbi çështjen e refugjatëve përfundoi të enjten në kryeqytetin e Maltës Valletta.

Mësohet se BE-ja do të investojë 1.8 miliardë euro në këtë fond, nga buxheti i tij si dhe nga Fondi i Zhvillimit të Europës. Ndërkohë, anëtarët e kësaj organizate ranë dakord të investojnë 81.2 milionë euro.


BE-ja u shpreh se ‘Fondi Urgjent i Mirëbesimit për Afrikën’, që do të ndihmojë vendet origjinë të emigrantëve afrikanë, synon nxitjen e zhvillimit ekonomik të Afrikës, shtimin e punësimit dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë.

Bashkimi Europian synon zgjidhjen problemeve rrënjësore të refugjatëve dhe të emigrantëve të paligjshëm, si pasojë e paqëndrueshmërisë së rajonit.

Po të enjten, BE-ja publikoi “Programin e Veprimit të Valletta-s”. Sipas këtij programi, vitin e ardhshëm do të dyfishohen kuotat e bursave për studiuesit dhe studentët afrikanë në Europë.

Njëkohësisht, do të shtohen goditjet ndaj kontrabandës dhe do të krijohen lehtësira për emigrimin e ligjshëm të afrikanëve në Europë./Telegrafi/