LAJMI I FUNDIT:

“Nostalgjia” për një pagë të ish-Jugosllavisë: Realitet apo mit?

“Nostalgjia” për një pagë të ish-Jugosllavisë: Realitet apo mit?

Profesori Nazmi Mustafa, që nga viti 1967 është angazhuar si pedagog në Fakultetin Ekonomik. Ai ka qenë kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vitet 1986-89, ndërsa ka qenë edhe ministër i Tregtisë në Qeverinë e Ante Markoviqit, të fundit në ish-Jugosllavi, që stabilizon valutën, inicion reforma zhvillimi dhe të tregtisë së lirë. Mustafa ishte iniciator i Ligjit për Ndërmarrje Private, ndërsa Qeveria Markoviq, që kishte mbështetje të Washingtonit, ia del ta rrisë standardin jetësor të qytetarëve të ish-Jugosllavisë. Por, jo për një kohë të gjatë, meqë politika e Sllobodan Milosheviqit e shkatërron këtë shtet.

Në një intervistë për Telegrafin, ai nuk preferon të thotë se në mesin e kosovarëve ka nostalgji për sistemin ekonomik të ish-RSFJ-së, porse në kuadër të atij shteti kanë ekzistuar disa premisa që për fat të keq nuk janë përvetësuar pas ndarjes nga ky shtet nga ish-republikat e ish-RSFJ-së.

Në këtë intervistë ai thekson se në vitin 1989, kur Serbia e ka shuar autonominë e Kosovës, në ekonominë përpunuese kanë punuar 125 mijë punëtorë. “Trepça” ka punësuar 23 mijë punëtorë, duke mos i përmendur edhe komplekset tjera që janë quajtur si organizata të përbëra, si: Agrokosova, Industria e Bashkuar e Metaleve etj., të cilat kanë qenë një fuqi ekonomike dhe kanë pasur edhe efekte në prodhim, në furnizim të tregut, jo vetëm kosovar po edhe jashtë Kosovës.


Ai shprehet i zhgënjyer me procesin e privatizimit në Kosovë, që është kuptuar gabimisht dhe është zhvilluar për së keqi. Ndaj, shpreh frikën se nëse vazhdon degradimi i tillë, Kosovën e pret jo vetëm kriza ekonomike, po edhe sociale pasojat e së cilës me vite nuk mund të riparohen.

Profesori Mustafa rrëfen për ekonominë e Jugosllavisë dhe për pagat me të cilat është siguruar shporta e një familje. Prandaj, shpreh mllefin se nuk është ruajtur ajo që ka mundur të ruhet dhe të inkorporohet në sistem.

“Jemi vonë dhe na mbetet të vendosim që të shkojmë përpara drejt zhvillimit apo të hyjmë në një greminë ekonomike”, ka thënë ai.

Mustafa ka sqaruar se si ish-anëtar i Qeverisë (ministër i Tregtisë) së fundit në ish-Jugosllavi, që e ka udhëhequr Ante Markoviq, ka pasur një program – që është quajtur reforma ekonomike – të bazuar në sistemin ekonomik të BE-së, por që ka dështuar për mungesë të një reforme juridike dhe politike!

Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Ekonomi
Kalo në kategori