Ekonomia e paligjshme në Kosovë, edhe nga zyrtarët qeveritarë vlerësohet të jetë në nivel të lartë, por thuhet se kanë filluar të ndërmarrin veprime konkrete për të zbutur këtë dukuri negative, e cila rrjedhimisht po dëmton ekonominë në vend.
Në vitin 2014, institucionet ndërkombëtare financiare dhe vetë Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës, kishin vlerësuar se ekonomia joligjore në Kosovë është 34.4 për qind, që përkthyer në shifra, 450 milionë euro në vit janë taksa të pambledhura për buxhetin e Kosovës.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç buxhetit të Kosovës, nga ekonomia e paligjshme po dëmtohen edhe bizneset.
“Ndikimi negativ i ekonomisë së paligjshme nuk është vetëm në mbushjen e arkës së shtetit, për arsye se po mungojnë 450 milionë euro, por edhe në anën tjetër, se krijohet një konkurrencë jo e barabartë në treg. Për arsye se disa biznese paguajnë taksa e disa nuk paguajnë, në këtë mënyrë është krijuar një pozitë e pafavorshme në treg për prodhuesit dhe shërbyesit”, thotë Gashi.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thekson se ekonomia e paligjshme ka qenë shqetësim që nga dita e parë kur kanë filluar punën dhe se kanë ndërmarrë veprime konkrete për të luftuar këtë dukuri.
“Disa veprime i kemi ndërmarrë, në muajt e parë e parë të qeverisjes kemi ndërruar udhëzimin administrativ për licencat e kompanive që furnizojnë arka fiskale, për të siguruara që arkat fiskale kushtojnë më lirë. Kemi aplikuar një formë të nxitjes së qytetarëve për të blerë vetëm nga kompanitë që janë formale, pra që kanë arka fiskale, duke i nxitur qytetarët të marrin kuponë fiskal , dhe kjo ka dhënë efektet e veta”, sqaron Hoti.
Hoti tregon se gjatë këtij viti ka pasur rritje të të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës, gjë që, sipas tij , tregon se ekonomia e paligjshme ka shënuar rënie.
Ai shpjegon se përfitime nga subvencionet që jep Qeveria e Kosovës për bizneset, do të mund të kenë vetëm bizneset që kanë historik të mirë të raportimit financiar, pra bizneset formale.
“Ekonomia jo formale është e lartë. Atë që po mundohemi të bëjmë tani është të krijojmë nxitje të ndryshme që bizneset ta gjejnë më mirë që të operojnë në sektorin formal, pra mos t’i përdorim shumë ndëshkimet si formë e formalizmit e bizneseve, por nxitjet që ata ta gjejnë më mirë veten në sektorin formal”.
“Disa prej këtyre nxitjeve tashmë janë në zhvillim e sipër, p.sh është fondi për garantimin e kredive që së shpejti do të kalojë ligji në Kuvend dhe do të fillojë së funksionuari, e prej atij fondi do të përftojmë bizneset formale që kanë historik të mirë të pasqyrave financiare”, shpjegon Hoti.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës qysh në vitin 2012 kishte vendosur në prioritetet e politikave të saj, parandalimin e ekonomisë joformale.
Ishte themeluar edhe Task-Forca e përbërë nga Policia, Doganat dhe Administrata Tatimore, që kishte për qëllim ashpërsimin e masave ndaj atyre që dëmtojnë shtetin, përmes fshehjes së tatimeve dhe evazionit fiskal./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite