Ministria e Financave sot mbajti takimin me Institucionet publike për zbatimin e Ligjit për faljen e borxheve publike, të organizuar nga Ministria e Financave. Në këtë takim u diskutua për procesin e faljes së borxheve, ecurinë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet e zbatimit të Ligjit për faljen e borxheve publike.
Ligji për Faljen e Borxheve Publike ka hyrë në fuqi më 2 shtator me anë të të cilit përcaktohen kriteret dhe procedurat për faljen e borxheve publike për personat fizik dhe juridik. Sipas këtij ligji, do të falet borxhi publik duke përfshirë ndëshkimet, gjobat, interesin si dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit, sipas gjendjes me datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, që kanë qenë obligim për pagesë i personave ndaj Institucioneve Shtetërore në emër të obligimeve tatimore, doganore dhe tatimit në pronë, si dhe të gjitha obligimeve tjera financiare ndaj Ndërmarrjeve Publike që ofrojnë shërbime publike, në emër të shërbimeve të ofruara, për qytetarët në Republikën e Kosovës deri më datë 31 dhjetor 2008.
Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti tha se borxhet e falura do të jenë në miliona. “Sipas vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse, shuma e borxhit që do të falet vlerësohet të jetë rreth 680 milionë euro prej të cilave 148 milionë borxh ndaj ATK-së, rreth 6 milionë ndaj Doganës së Kosovës, rreth 57 milionë borxh ndaj tatimit në pronë dhe rreth 465 milionë borxh ndaj ndërmarrjeve publike”, tha Hoti.
Ai bëri të ditur se “Lidhur me procesin e implementimit të këtij ligji unë kam formuar Komisionin Koordinues për Faljen e Borxheve i cili përbëhet nga zyrtarë të të gjitha institucioneve respektivisht ndërmarrjeve publike nga të cilat varet edhe ecuria e zbatimit të këtij ligji. Nga ky Komision unë jam informuar për ecurinë e deri tanishme të zbatimit të këtij ligji, proces ky i cili për këta dy muaj për fat jo të mirë po ecën ngadalë dhe me shumë sfida”.
Në këtë takim u bë e ditur se shumica e institucioneve publike deri më tani kanë publikuar listat e borxhlinjve dhe kanë filluar me implementimin e Ligjit për faljen e borxheve publike.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin ministri i Financave Avdullah Hoti, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave Sazan Ibrahimi, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, përfaqësuesit e Komisionit koordinues për faljen e borxheve publike, përfaqësuesit e Komunave, përfaqësuesit e Ndërmarrjeve Publike, si dhe palë të tjera të interesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija e prefektë për Ramazan

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe