Fermerët dhe ata që planifikojnë të merren në të ardhmen me bujqësi kanë një mundësi më shumë të marrim këshilla rreth kultivimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore, pasi që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka lansuar nga sot faqen në internet për këshilla bujqësore, www.keshillabujqesore.com.
Webfaqja ofron këshilla nga shumëçka rreth bujqësisë, që nga proceset e para të kultivimit, mbrojtjes, gjetjes së tregut, qasjes në panaire, menaxhimit të fermave, turizmi rural etj. Në të po ashtu ka analiza e studime të ndryshme rreth bujqësisë dhe po ashtu në të ardhmen e afërt do të ofrojë edhe video ilustruese për procese të ndryshme të punës në bujqësi.
Kjo platformë është vetëm një dritare më shumë për fermerët për këshilla, krahas seminareve, vizitave në terren që realizohen nga departamenti për këshilla bujqësore në MBPZHR.
MBPZHR ka njoftuar se e ka parë si të rëndësishme hapjen dhe lansimin e një platforme të tillë, sepse jo secili fermer mund të ketë qasje të shpeshtë në seminaret dhe takimet këshilluese, dhe mbi të gjitha është një mundësi për informacion me të shpejt. Në Kosovë ka një shtrirje të madhe të internetit dhe padyshim se webfaqja do të jetë një ndihmesë e madhe për fermerët dhe ata që duan të merren me bujqësi.
Keshillabujqesore.com synohet të jetë një lloj portali, ku gati çdo ditë do të ketë këshilla dhe qasja e ministrisë do të jetë që artikujt e publikuar të jenë sa më të thjeshtë, në mënyrë që të jenë të kuptueshme për secilin.
Gjithashtu web faqja përmban brenda saj edhe databazen e këshilltarëve komunal bujqësor, ku fermerët do të mund të kenë, përmes faqes, kontakt të drejtpërdrejtë me ta.
Një pjesë e rëndësishme e faqes është po ashtu seksioni për pyetje dhe përgjigje, përmes të cilit fermeri mund të adresoj pyetje dhe do të marrë përgjigje nga departamenti këshillimor.
MBPZHR-ja do të punojë në vazhdimësi që këtë faqe ta mirëmbajë dhe ta plotësojë me forma të reja të këshillimit.
Gjithashtu ne do të punojmë edhe me sektorin privat të këshillimit, me qëllim të ofrimit sa më të gjerë të këshillave. MBPZHR do të angazhohet në të ardhmen që të gjejë edhe forma të tjera të këshillimit, duke përdorur teknologjinë informative.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro
Mijëra studentë fillojnë rrugëtimin e tyre akademik në UNI, fuqizuar nga Arizona State University
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës