LAJMI I FUNDIT:

Memli Krasniqi: Festoni me prodhime vendore

Memli Krasniqi: Festoni me prodhime vendore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që t’i mbështesin sa më shumë prodhuesit vendorë.
Ai u ka bërë thirrje nëpërmjet një status në Facebook që festat të festohen me prodhime vendore.
“Duke e bërë këtë, ne të gjithë ndihmojmë zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe mundësojmë hapjen e vendeve të reja të punës. Andaj, për festat e fundvitit dëshiroj të ju rekomandoj që ta begatoni sofrën tuaj me prodhime vendore”, ka thënë ministri Krasniqi.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit në Facebook:

Kompanitë tona prodhuese, nga viti në vit kanë shtuar linjat e prodhimit dhe kanë zgjeruar prezencën në treg. Cilësia e prodhimeve vendore është rritur dukshëm dhe në familje time ato kanë zëvendësuar pothuajse të gjitha prodhimet e huaja. Jo veç pse janë vendore, por sepse janë cilësore dhe të shijshme.


Si ministri, në vitet e fundit i kemi përkrahur shumë prodhuesit vendor. Gjatë këtij viti kemi përuruar disa fabrika, ndërsa shumë të tjera janë në proces të rritjes së kapaciteteve të prodhimit, edhe me ndihmën e granteve të ministrisë. Mbështetja jonë nuk do të mungojë asnjëherë, në mënyrë që tryezat tona të mbushen me prodhimet tona.

Por, mbështetja më e madhe është që secili prej nesh t’i blejë dhe t’i promovojë këto prodhime. Duke e bërë këtë, ne të gjithë ndihmojmë zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe mundësojmë hapjen e e vendeve të reja të punës. Andaj, për festat e fundvitit dëshiroj të ju rekomandoj që ta begatoni sofrën tuaj me prodhime vendore. /Telegrafi/

10412016_589311811207246_7207309988094792311_n