LAJMI I FUNDIT:

Më 2016 starton prokurimi elektronik

Më 2016 starton prokurimi elektronik

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në takimin e fundit të vitit 2015 të Agjencionit Qendror të Prokurimit (AQP), ku të pranishëm ishin Drejtori i AQP-së, Mursel Rraci si dhe zyrtarë tjerë të këtij agjencioni.

Gjatë takimit për përmbylljen e vitit 2015 të AQP-së, Ministri Hoti përgëzoi të gjithë punonjësit e AQP-së për punën dhe rezultatet e arritura gjatë këtij viti.

“AQP-ja ka arritur rezultate shumë të mira këtë vit duke pasur parasysh se është përballur me rregulla të reja të prokurimit si ato të përbashkëta dhe të centralizuara. Ndërsa, vitin që vjen na presin punë më të përgjegjshme dhe sfida të reja, sepse do të startojmë me prokurimin elektronik si një reforme e re në fushën e prokurimit ku kërkohet një përgatitje edhe më e lartë e stafit për të menaxhuar këtë fushë ”, tha ministri Hoti.


Po ashtu sot ministri Avdullah Hoti mori pjesë edhe në takimin përmbyllës të vitit 2015 të Njësisë së Inteligjencës Financiare, ku të pranishëm ishin Drejtori i NJIF-it Dardan Nuhiu, si dhe zyrtarë tjerë të kësaj agjencie.

Ai duke falënderuar stafin e NJIF-it për sukseset e vitit 2015 tha se puna e këtij institucioni është e një natyre të veçantë dhe për këtë ju falënderoj për përkushtimin e juaj të vazhdueshëm në kryerjen punëve me përgjegjësi të lartë, sidomos në luftimin e informalitetit, fenomen ky që po e pengon edhe zhvillimin ekonomik të vendit. Prandaj, mbetet që të kemi një përkushtim edhe më të madh në luftimin e dukurive negative financiare gjatë vitit 2016. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori