Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, gjatë një interviste për Telegrafin, ka thënë se me përkrahjen e fermerëve kanë arritur të shtojnë interesimin e shumë personave që merren me bujqësi. Ai ka treguar se më 2015 fermerët janë përkrahur me 43 milionë euro nëpërmjet granteve dhe subvencioneve, deri sa me këtë investim Krasniqi tha se janë krijuar mbi 2500 vende të reja pune. Ministri i cili la Ministrinë e Kulturës, për të drejtuar Ministrinë e Bujqësisë, ka thënë se kriza politike në pjesën e dytë të vitit 2014, si dhe në 2015-ën ka pasur ndikime edhe në sektorin e bujqësisë, deri sa vlerëson se bujqësia po zhvillon ekonominë.
Intervistoi: Lulzim Ahmeti
Telegrafi: Ministër 43 milionë euro kanë shkuar tek fermerët. Sa e ndryshuan ekonominë e vendit, cili ishte impakti?
Krasniqi: Është ende herët të flitet në shifra dhe të dhëna konkrete, sepse këto janë investime afatgjate dhe që natyrisht do të japin rezultate nga viti 2016. Por ajo çka mund të thuhet është se ne kemi bërë hapa përpara. Me programin tonë kemi rritur dukshëm mbështetjen, e kemi zgjeruar atë, e kemi rritur efikasitetin në implementim dhe çka është shumë me rëndësi, është rritja e transparencës në të gjitha proceset. Nga ky vit ne kemi sipërfaqe të reja me pemishte, qoftë me pemë drufrutore apo manore, kemi dhjetëra serra të reja, shtalla të reja për lopë qumështore, për trashje të viçave, për dele e dhi, kemi përmirësim të dukshëm të sektorit të bletarisë, avancim të turizmit rural, e po ashtu fabrikat e përpunimit të shumë produkteve kanë makineri të reja, kanë zgjeruar linjat e prodhimit dhe kanë rritur cilësinë. Dhe më e rëndësishmja është që kemi hapur 2500 vende të reja pune në bujqësi, dhe shumë familje të tjera kanë të ardhura më të mira në bujqësi. Krejt këto do të japin rezultat të dukshëm në rritjen e prodhimtarisë dhe zvogëlimin e importit, por edhe rritjen e eksportit në vazhdimësi.
Telegrafi: Çka nuk shkoi mirë në vitin 2015?
Krasniqi: Pa dyshim se situata politike në vitin 2014, por edhe në 2015 ka bërë që disa procese të vonohen. Ne kishim mjaftë sfida, pasi shumë ligje e programe të parapara për miratim në Kuvend nuk munden të hynë në agjendë. E rëndësishme është se ato janë të kryera dhe në momentin e parë do t’i procedojmë. Kemi pasur mjaft vështirësi në implementimin e programeve mbështetëse për fermerët, pasi kemi mungesa të mëdha të stafit dhe kushteve tjera teknike, por ia kemi arritur duke punuar jashtë orarit zyrtar dhe të shtunave, për të kompletuar gjithë atë çka kërkohet prej nesh. Jam i lumtur, që përkundër këtyre vështirësive, kemi arritur të realizojmë pagesat për të gjithë përfituesit e subvencioneve dhe shumicën e përfituesve të granteve.
Telegrafi: Keni thënë gjatë këtij viti se mjaftojnë kaq sipërfaqe sa kemi me grurë. Pse duhet të bëhet kështu?
Krasniqi: Sepse kemi nevojë për rritje të prodhimtarisë së kulturave të tjera bujqësore, ku kemi shumë më pak prodhim, ndërsa ato gjenerojnë shumë më shumë përfitime. Ideja ime nuk është që mos të kultivohet gruri, por që të racionalizohet prodhimtaria bujqësore, duke u bazuar në përfitimet më të mëdha ekonomike për fermerët e rrjedhimisht edhe për vendin tonë. Meqë kemi tokë bujqësore të limituar, ne duhet që atë tokë ta shfrytëzojmë për kultura të tjera strategjike dhe ku kemi përparësi krahasuese, siç janë pemët dhe perimet. Unë e kam përmend disa herë se përfitimet nga këto kultura janë dhjetëra fish më të mëdha se sa nga gruri. Aq më tepër tek ata që kanë sipërfaqe të limituar, më pak se 3-4 hektarë. Me 1 hektar mjedra ose dredhëza, por edhe me perime të ndryshme, fitimi është dhjetëra fish më i madh se sa me 1 hektar grurë. Andaj, logjika ekonomike na thotë se fokusin duhet ta kemi këtu dhe ne padyshim se do t’i japim prioritet sektorëve tanë strategjik.
Telegrafi: A do të thotë se gruri nuk do të mbështetët?
Krasniqi: Jo assesi. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim me rritjen që ka ndodhë në vitin 2015, bile do ta zgjerojmë mbështetjen tek drithërat, duke përfshirë subvencionimin e thekrës dhe elbit, të cilat gjejnë përdorim mjaftë të mirë në përpunim. Por, në të ardhmen do të shikojmë mundësinë që grurin ta mbështesim sipas sasisë së rendimentit dhe jo vetëm duke u bazuar në sipërfaqe, pra një përshkallëzim të mbështetjes, në mënyrë që ai që i kushton më shumë rëndësi punës dhe rendimentit të përfitojë më shumë dhe jo barabartë me atë që ka shumë më pak rendimente dhe cilësi.
Telegrafi: Cilat janë ato sektorët që do të mbështeten më së shumti?
Krasniqi: Ne jemi ende në fazën kur secila kulturë ka nevojë për mbështetje, derisa të arrijmë nivele të kënaqshme të prodhimtarisë. Por, po ashtu, kemi arritur në atë pikë që të shohim se pemët, perimet në serra dhe fushë të hapur, mishi, rrushi dhe qumështi dhe përpunimi i tyre në përgjithësi, janë sektorët ku duhet një fokus më i madh dhe një ndarje buxhetore meritore.
Telegrafi: Keni kërkuar që tokat bujqësore të paprivatizuara të kthehen në pronësi të qeverisë, në mënyrë që shfrytëzohen drejt dhe për investime të mëdha. A do të ndodhë në vitin 2016?
Krasniqi: Jam i lumtur që kjo nismë e imja ka gjetur një përkrahje nga të gjithë, qoftë në qeveri por edhe tek fermerët dhe profesionistët e bujqësisë. Për mua ky mbetet një prioritet për vitin e ardhshëm dhe unë tashmë po punoj që ndryshimet e radhës në Ligjin për AKP-në të përfshijnë edhe këtë çështje, në mënyrë që toka bujqësore e paprivatizuar, e që është shumë pjellore, të menaxhohet mirë dhe që shteti ta ketë në dispozicion për investime milionëshe nga sektori privat. Format se si do të duket gjithë ky proces, kush do të menaxhojë sakte më to dhe cilat do të jenë procedurat për shfrytëzimin e kësaj toke do të dihen vitin e ardhshëm pas nxjerrjes dhe miratimit të të gjitha akteve ligjore. Ky ndryshim do ta sjellë një etapë të re për bujqësinë dhe ekonominë e vendit, para së gjithash duke hapur mundësi për vende të reja pune.
Telegrafi: Çka presim në 2016, sa i përket sektorit të bujqësisë?
Krasniqi: Nuk do të jetë vit i lehtë, por besojmë më i mirë se ky vit, aq më tepër kur nga janari hyn në fuqi Marrëveshja për Stabilizim Asocimin dhe nga kjo kohë 2500 produkte tona bujqësore do të kenë mundësi të plasimit pa barriera në tregun evropian. Është një mundësi mjaft e mirë që ta rrisim eksportin, por edhe një përgjegjësi më shumë që të rrisim prodhimtarinë dhe cilësinë e produkteve. Ne do të vazhdojmë me programet tona mbështetëse përmes subvencioneve dhe granteve për fermerët. Do të jetë një program i ngjashëm me këtë vit, por do të ketë subvencionim edhe të kulturave të reja. Presim që krejt këto të hapin edhe mijëra vende të tjera pune dhe të ndikojnë direkt në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rritja e pensioneve për 20 për qind, Kurti: Fillon nga ky muaj
Inflacioni në shtator është rritur për 0,2 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp