Prodhuesit dhe bizneset vendore prisnin më shumë lehtësira dhe përkrahje në vitin 2015 nga Qeveria e re e Kosovës. Pritjet tregonin për gjasat e një zhvillimi ekonomik shumë më të shpejtë, duke u përcjellë me punësimin dhe zhvillim sipas parametrave që janë thënë gjatë fushatave zgjedhore. Por kjo nuk ndodhi, pati ngecje. Kështu tha në një intervistë dhënë për “KosovaPress”, deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi.
Pako e re fiskale nuk ndikon fare tek prodhuesit vendor, tha Kelmendi. Sipas tij, nga kjo pako, Qeveria do të përfitoj të hyra më shumë për 70 milionë euro. “Si deputet dhe shumë biznesmen të tjerë që kemi zhvilluar biseda kemi menduar që procesi i zhvillimit ekonomik ka me ecë me një rrugë shumë më të shpejtë, ose me përcjell punësimin apo zhvillimin sipas parametrave që janë thënë gjatë fushatës zgjedhore. Por si duket gjatë procesit të punës a po dalin pengesa apo çka po ndodh, por ekziston një mos kënaqësi e biznesmenëve të Kosovës në raport me kërkesat e tyre që ju kanë bërë qeverisë në funksion të zhvillimit dhe lehtësimit të politikave fiskale, që këta biznesmen, apo më shumë me thënë bizneset prodhuese, të jenë më konkurrues në tregun e Kosovës”, tha Kelmendi.
Ndërsa sa i përket ndryshimeve të pakos së re fiskale, ai tha se fare nuk kanë ndikuar tek bizneset prodhuese. Sipas tij me pakon e re do të fitoj Qeveria. “Qeveria e Kosovës ka me i inkasua 70 milionë euro më shumë se sa që i ka inkasuar para këtij ndryshimi. Mirëpo, në raport me prodhuesit kosovarë kjo nuk ndikon fare për arsye se të gjitha importet prej shteteve të tjera janë të bazuara në politikat fiskale standard, prandaj prodhuesit kosovarë nuk përfitojnë fare nga këto politika. Prodhuesit kosovarë përfitojnë po që se kanë grande, kredi të buta ose që kanë tatime të caktuara që i bëjnë lehtësira po q ë vlejnë vetëm për investitorët e brendshëm. Në të kundërtën mund të them që këto politika fiskale nuk e kanë arrit qëllimin. Ka qenë ndoshta qëllimi i mirë, por nuk e kanë arrit atë qëllim edhe me vlerë, për arsye se kemi shumë produkte që u është ulë tatimi prej 16 në 8 për qind, ndërsa çmimi ka mbet i njëjtë, që do të thotë se ata afaristë që kanë afaruar edhe kanë prodhuar kësi produkte të lira kanë qenë nën nivelin e mazhës rentabile dhe është dashur këtë ta kompensojnë dhe ta bëjnë si mazhë të rentabilitetit të tyre”, tha Kelmendi.
Biznesmeni i njohur kosovarë, po ashtu deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ramiz Kelmendi tha për KosovaPress se nëse nuk bëhen ndryshime në favor të bizneseve prodhuese, atëherë nuk do të mund të jenë konkurrentë në tregjet ndërkombëtare sidomos pas nënshkrimit të MSA-së. “MSA-ja që kuptohet si lehtësirë për eksport dhe qëllimi i saj është që ne të kemi një treg të lirë, por nëse nuk bëhen ndryshime dhe pa qenë i fuqishëm në tregun tënd nuk mundesh me qenë në fuqi shumë në tregun e 500 milionëve. Për arsye se baza e veprimit dhe zhvillimit të kualitetit dhe kuantitetit ndërtohet nëse ti e ke një përqindje të pjesëmarrjes në tregun e Kosovës. Kjo do të vështirësoj edhe më shumë procesin e biznesit në Kosovës, sidomos të prodhimtarisë”, tha Kelmendi.
Sipas tij, rritja e buxhetit të cilin Kosova e ka aktualisht quhet buxhet i detyruar dhe vetëm norma e rritjes deri në 15 për qind do të mund të reflektoj në ekonominë e Kosovës. “Buxheti i Republikës së Kosovës është buxhet që i zgjedh çështjet e qeverisë dhe kërkesat e qytetarëve dhe kjo mirëmban punëtorët qeveritarë e komunal. Buxheti mund të jetë edhe 2 miliard, mund të jetë edhe 3 miliard, të gjithë ato para janë para që mund ti investohen vetëm për qëllime të caktuara infrastrukture por kurrsesi nuk janë ato mjete që e financojnë sektorin privat. Rritja e buxhetit stabil është atëherë kur kemi rritje të ekonomisë. Sa herë që rritet buxheti e ekonomia mbetet e njëjtë quhet buxhet i detyruar. Prandaj pa i bërë lehtësirat fiskale dhe pa u rrit numri i të punësuarve, buxhet stabil dhe të rritur nuk do të ketë. Prandaj, kjo është kotë që dikush të thotë se kemi mundur me e bë buxhetin 2 -3 miliardë, nuk bëhet buxheti ashtu, nuk rritet më miliarda nëse zhvillimi ekonomik është vetëm 2-3 për qind. Zhvillimi ekonomik duhet me qenë 10-15 për qind, në kontinuitet buxheti është reflektim i kësaj rritje, prej kësaj kemi buxhet stabil dhe buxhet i cili mundet në njëfarë forme me i mbulua kërkesat e shumta që janë nga qytetarët”, tha Kelmendi për KosovaPress.
Ndërsa sa i përket faljeve të borxheve nga ana e qeverisë, Kelmendi tha se është e domosdoshme. Por ai tha se falja e borxheve të KEK-ut nuk ka ndonjë kuptim meritorë, pasi vetëm po kthehen mjetet të cilat me vite qeveria i ka dhënë për KEK-un. “Ne kemi shumë raste sociale të ndryshme që ndoshta nuk kanë pasur mundësi me e paguar rrymën elektrike. Mirëpo, nëse e kujtojmë se Qeveria e Kosovës sa para ka dhënë nga taksa paguesit e Kosovës për financimin e KEK-ut, del se realisht ato para që janë marrë nga taksa paguesit janë kompensuar në falje të borxheve të shumicës së rasteve që vërtet nuk kanë pasur mundësi”, tha Kelmendi.
Po ashtu ai tha se duhet të luftohet ekonomia joformale dhe se duhet të fiskalizohen kompanitë që merren me shitjen e derivateve të naftës. /KosovaPress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Pesë arsye pse janari konsiderohet muaji më i “gjatë” i vitit
Po vjen kriptovaluta e re, PayPal planifikon lansimin e valutës së saj digjitale
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij