LAJMI I FUNDIT:

Komiku kritikohet se imiton zërin e kompjuterizuar të Hawking (Video)

Komiku kritikohet se imiton zërin e kompjuterizuar të Hawking (Video)

Komiku Stephen Fry është kritikuar pas shakave që bëri në shpinë të fizikanit dhe shkencëtarit të madh, Stephen Hawking.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA, prezantuesja e quajti Hawkingun si personin e vetëm më të mençur se Fry, ndërsa shkencëtari tha se edhe ishte më i bukur se komiku.

Duke pranuar shakanë, Fry nuk mundi të qëndrojë pa ia kthyer dhe imitoi zërin e kompjuterizuar të Hawkingut: “Kjo ishte në të vërtetë super”.


Në momentin e shakasë, publiku qeshi, mirëpo më pas ka pasur kritika për shakanë e pamatur të nikoqirit të BAFTA-s. /Telegrafi/