LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet Tuna, tejet seksi – nuk tregon shenja të rrahjes (Foto)

Shfaqet Tuna, tejet seksi – nuk tregon shenja të rrahjes (Foto)

Këngëtarja e sukseshme shqiptare, Tuna, është siguruar që menjëherë t’i hedhë poshtë spekulimet për një konflikt të saj të mundshëm me të dashurin.

Ishte raportuar se hip hop ylli i Babastars, Cozman, mund të ketë rrahur të dashurën e tij prej më shumë se dy vitesh, Tunën, spekulime që u hodhën poshtë menjëherë nga burime të sigurta të Telegrafit dhe nga një reagim me shkrim i Tunës.

Megjithatë, fituesja e Dancing With The Stars Albania u përkujdes që të sjellë edhe dëshmi.

E veshur në një dekolte të hapur nga gjoksi, ajo jo vetëm se tregoi linjat e saj perfekte trupore, por u sigurua që edhe stili i flokëve të saj të jetë i hapur nga fytyra.


Shihet qart se Tuna nuk ka asnjërin prej syve të nxirë, dhe madje ajo shfaqet edhe e buzëqeshur.

Kështu Tuna hedh poshtë të gjitha spekulimet e mediave rozë se ajo mund të jetë në konflikt me të dashurin e saj, Cozman, i cili ende nuk ka bërë asnjë reagim. /Telegrafi/