LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Labit: Të mirëpres në AAK

Haradinaj-Labit: Të mirëpres në AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se e mirëpret në partinë e tij këngëtarin e njohur shqiptar, Labinot Tahirin.

Sipas tij, këngëtari ferizajas është një person që interesohet për brengën e qytetarëve të vendit.

“E çmoj shumë, e kam mik Labin dhe e shoh si njeri me vlera. Është një person që interesohet për çështjet që i preokupon qytetarin e vendit. E kam përjetuar edhe vet se kam pas rast me fol se a mund të bëhet ai pjesë e politikës, por ne e mirëpresim Labin”, është përgjigjur Haradinaj në pyetjen e “Zërit”.

Ndryshe, këngëtari ditë më parë në një prononcim për “Zërin” ka thënë se nuk e ka ndërmend njëherë t’i bashkohet asnjë partie.


Megjithatë, ai ka thënë se e çmon punën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt. /Telegrafi/