LAJMI I FUNDIT:

Kështu blejnë klikime në “Youtube” këngëtarët shqiptarë (Video)

Kështu blejnë klikime në “Youtube” këngëtarët shqiptarë (Video)

Një 15-vjeçar ka vendosur që të ofrojë dëshmi për klikimet që estrada po i blenë në “YouTube”.

Shpetim Racaj pretendon se ka 2 vite që kur mbi 50% e estradës kanë blerë klikime nga ai, transmeton Telegrafi.

“Tash dua të dal publikisht të ju tregoj të vërtetën sepse më vjen inat kur i shoh artistët duke gënjyer në media për klikimet e tyre”, ka thënë ai për Lajmi.net


Ai madje ka publikuar këtë video, e cila është një video e pakuptimtë dhe e shkurtër, e cila për 2 ditë ka mbledhur mbi 50 mijë klikime.

“Nëse nuk besoni, unë sot do e postoj një video tjetër dhe pas dy ditësh do të ketë mbi 60,000 klikime”, ka shtuar ai.

Është e pamundur që kjo video të merrte kaq shumë klikime në mënyrë organike dhe pa “views” të blerë.

Për më tepër, ajo ka edhe shumë pak “like” apo pëlqime, disproporcion ky që rëndom ndodhë me shumë video nga këngët e estradës./Telegrafi/