LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarët shqiptarë që kanë klikime reale në “Youtube”

Këngëtarët shqiptarë që kanë klikime reale në “Youtube”

Blerja e klikimeve në kanalin “Youtube” nga këngëtarët shqiptarë, është një temë që trajtohet qe një kohë të gjatë.

Numri i madh i klikimeve në projektet muzikore në vetëm pak ditë, ka bërë që vazhdimisht të dyshohet në vërtetësinë e tyre, transmeton Telegrafi.

Ka qenë Shpëtim Racaj ai që ditën e djeshme e ka ngritur edhe njëherë këtë qështje duke publikuar disa dëshmi për klikimet që estrada po i blenë në “Youtube”.


Sipas tij, ka dy vite që kur mbi 50 % e estradës kanë blerë klikime nga ai.

Duke mos dashur të zbulojë se kush janë këngëtarët që blejnë klikime, Shpëtimi ka përmendur disa emra që sipas tij kanë klikime reale.

“Të vetmit që kurrë nuk kanë blerë klikime te unë apo tek dikush tjetër janë grupi “PINT”, Unikkatili, Elvana Gjata dhe kompania “Threedots” si dhe pak artistë të tjerë”

Si dëshmi 15-vjeçari ka publikuar një video të pakuptimtë dhe të shkurtër, duke mbledhur mbi 50 mijë klikime në vetëm dy ditë. /Telegrafi/