LAJMI I FUNDIT:

“Topless” kalon njëmilionëshin (Foto, Video)

“Topless” kalon njëmilionëshin (Foto, Video)

Afërdita Dreshaj dhe Agon Amiga kanë kaluar shifrën e një milion klikimeve në “YouTube” me hitin e tyre të fundit “Topless”.

Kënga, e lansuar rreth tre javë më parë, shoqërohet edhe nga një videoklip i nxehtë me modelen shqiptare nga Mali i Zi që shfaqet në disa skena të nxehta.

“Topless” është një projekt i incizuar në studion Elephant dhe i realizuar nga producenti i saj, Prygo, derisa për videoklipin është kujdesur ASHA.


Dyshja këto ditë ishte mjaft e përfolur në media pas skandalit të disa mesazheve të këmbyera mes tyre, mesazhe këto që artistët i kanë mohuar duke i quajtur shpifje që kanë për qëllim prishjen e imazhit të tyre.

Deri më tani nuk ka ndonjë vërtetësi nëse ato biseda janë montazhë apo të vërteta. /Telegrafi/