LAJMI I FUNDIT:

Lindita Theodhori i përgjigjet ashpër Gjergj Lekës

Lindita Theodhori i përgjigjet ashpër Gjergj Lekës

Lindita Theodhori një nga këngëtaret për të cilat foli kantautori Gjergj Leka në intervistën dhënë për “Panorama” reagon për akuzat e bëra në adresë të saj, duke e quajtur Lekën burre ordiner.

Ajo thotë se ai ka nevojë të vizitohet te ndonjë mjek dhe meqë ka thënë se Lindita është e rrezikshme, duket të ketë kujdes prej saj: “Dua t’i them, ki kujdes, sepse jam e rrezikshme. Ai njeri ma shpif, burrë ordiner”.

E diela e fundit nuk ishte si gjithë të tjerat për të. Që në orët e para të mëngjesit e kanë zgjuar telefonatat e miqve që i thoshin se një kolegu i saj kishte thënë diçka të pahijshme në lidhje me të kaluarën e këngëtares, shkruan sot Dita, e cila publikon interviste me kengetaren.


E ndodhur përballë një fakti të tillë ajo ka mbetur e shokuar dhe pa fjalë. Theodhori nuk di ta shpjegojë motivin dhe arsyen se përse janë thënë ato fjalë dhe përse është hedhur baltë mbi figurën e saj.

Ajo ndihet e prekur, dhe shpreh shqetësimin se po kaq të prekur ndihen edhe dashamirësitë, miqtë dhe fansat e saj.

Ajo tregon se jo vetëm ajo ndihet e fyer, por edhe familjarët. Madje shton më tej se ka dy djem të rritur dhe ata kanë përdorur frena shumë të forta për t’u përmbajtur ndaj fjalëve që ka thënë Leka për nënën e tyre.

“Unë s’mund të merrem me të tjerët dhe s’mund të mbyll gojën e askujt. Por është e turpshme të merresh me jetën e tjetrit. Si Linditë kam një natyrë, që gjërat e shëmtuara dhe ato që nuk më interesojnë nuk u kushtoj asnjë sekondë kohë. Unë merrem me gjërat e bukura, ato që të zbukurojnë jetën. Por në këtë rast duhet të them patjetër diçka sepse është cenuar jeta ime, personaliteti im, karriera dhe familja ime. E konsideroj një veprim vulgar, një shfaqje skandaloze të atij njeriu dhe një veprim të ulët për atë palo burrë, të cilit nuk dua t’ia përmend as emrin. Ma shpif, nuk di ç’të them tjetër, por thjeshtë ma shpif. Njeri i pështirë. I ndotur. Burrë ordiner!” shprehet ndër të tjera Theodhori ne intervisten per Dita.

Pavarësisht viteve ajo është aktive me koncerte dhe këngë të reja. Lindita nuk ka ndaluar asnjëherë së kënduari. Ruan një stil vajzëror në veshje dhe ka një fizik për t’u admiruar./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Magazina
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Magazina
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Motrat Kardashian evakuohen të sigurta nga rezidencat e tyre në Los Angeles, pas vërshimit të zjarreve masive

Motrat Kardashian evakuohen të sigurta nga rezidencat e tyre në Los Angeles, pas vërshimit të zjarreve masive

Magazina
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord

Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord

Magazina
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori