Kantautori Gjergj Leka ka vijuar rrëfimin e tij për karrierën dhe jetën në kohën e diktaturës.
Pak ditë më parë ai dha një intervistë ku etiketonte disa kolege si “kurva”.
Tanimë Gjergji shpjegon arsyet përse femrat ishin më të pëlqyera se meshkujt.
Këngët e komunizmit ‘përtypeshin’ më mirë nëse këndoheshin nga femrat, thotë Leka për Panoramën.
“Nuk kanë qenë në lartësinë e femrave, por jo thjesht se nuk ishin të zotët, por janë disa arsye.
Po ia nis me një historik, që ta shpjegoj qartë: Pas Muharrem Xhedikut në vitet ‘50, pastaj kaloi një 10- vjeçar që nuk kish më meshkuj në festival.
Domethënë kishte, por me këngë që i linin në hije.
Kjo vijoi deri në Festivalin e 11-të, ku dolën këngëtarët e mëdhenj, si Sherif Merdani, Nevruz Yzeiri, Dorian Nini etj.
I “varrosën” përnjëherë.
Kjo puna e meshkujve në Festivalin shqiptar është për t’u habitur, sepse sërish u deshën 10 vjet që të rinisnin të spikasnin.
Dolën vonë Aleksandër Gjoka, Redon Makashi etj.
Ka pasur zëra meshkuj të bukur shumë në festival, por jo të muzikës së lehtë. Shpjegimi për këtë 90 për qind është ky: Autorët ishin të detyruar të bënin tekste që u përshtateshin më shumë femrave.
Një këngë për Partinë i shkonte më shumë një femre që e zbuste me ca hijeshi e ëmbëlsi, sesa një këngëtari mashkull të vrazhdë.
Populli e “hante” më shumë këngën, nëse ishte një femër që e këndonte, ndaj dominonin femrat”, shprehet Leka.
Ai flet dhe për fillimet e karrierës së vet dhe jetën e “degjeneruar” që bënte.
“Pas 8-vjeçares nuk më lanë të hyja në lice. Ndërkaq, familja ime ka qenë kundër, që unë të merresha me muzikë të lehtë, sepse ata qenë klasikë. Gjej rastin këtu të kujtoj edhe mësuesen time të parë, që ka qenë nëna e Ardit Gjebresë, Meropi Gjebrea.
Nga mosha 11-14 vjeç kam marrë pjesë në disa role të vogla, kam kënduar. Prapë prej biografisë nuk më futën në lice, pavarësisht se isha mjaft i përgatitur. Kam shkuar në gjimnaz, falë drejtorit të gjimnazit, ndjesë pastë, i cili e pa që unë nuk merrja vesh nga Matematika e Fizika, aty nisa të merresha me sport, basketboll. Sa për kuriozitet, unë isha me 17 Nëntorin dhe Edi Rama me Dinamon. Isha shumë i zhgënjyer që nuk më pranuan në Lice dhe thashë me vete “të kam dhj… me gjithë muzikë, nuk merrem më me të”. Pianos ia kisha varur.
Ndërkohë m’u thye një nga gishtat, sepse më ra keqas një top basketbolli, kështu që humba një vit shkollë. Ika nga shtëpia dhe isha vetëm 15 vjeç. Në atë kohë kam jetuar me një person që sot është biznesmen i njohur, te shtëpia e Ilir Çelisë, që më pas u bë aktor filmash.
Aty filloi “degjenerimi” im. U hap hotel “Tirana” dhe unë vetëm 15 vjeç nisa t’i bija pianos atje, te taverna poshtë. Ai drejtori i shkollës më merrte vetëm për aktivitete muzikore dhe ata mësuesit më vinin ndonjë notë. Kështu vazhdoi një vit. Shkoja në 11 të natës dhe kthehesha në 6 të mëngjesit, ndërsa në 7:30 të mëngjesit duhet të isha në shkollë. Dhe flija mbi bankë, normale.
Aty u njoha me njerëz shumë më të mëdhenj se vetja ime, nga të cilët përfitova shumë. Moshatarët e mi i quaja kalamaj. Fillova të luaj edhe nëpër bodrume, ku rrinin disidentët…”
Leka thotë se është ndihmuar nga babai i Fatos Nanos, Thanasi:
“Thanas Nano më mori mua në TVSH, pavarësisht biografisë së keqe. Ai e bëri të vetën. Pastaj vijojnë historitë e ndëshkimeve të mia, më kanë çuar në prodhim e ushtar, pasi e hëngra nga shokët e mi që llapën. Por këto janë histori të gjata që duhen treguar më vete.
Kur ika ushtar, të gjithë thanë se “ky mori fund”. Pasi bëra një vit e gjysmë ushtri në Martanesh, vjen një ditë një BÇ gazi. Thashë: “punë dreqi, më kapën një herë e mirë”. Kisha pirë ca. Ata më morën dhe e gjej veten pas disa orësh udhëtimi te Shkolla Ushtarake “Skënderbej”.
Aty më nxjerrin para Rustem Peçin, që e drejtonte shkollën e më shumë se shkollën. Atë e kishin frikë të gjithë, por mua ngaqë më ishte mbushur mendja se nuk kisha më shpëtim dhe nuk kisha çfarë të humbisja më, po rrija si i kapardisur.
Ai deshi të ushtronte presion dhe po ta kisha ngrënë, do ta kisha ngrënë një herë e mirë. Por ndonjëherë koka e krisur të shpëton. Rustem Peçi ma bleu tipin tim “prej idioti” dhe e mbaj mend si tani, nxori një shishe raki mani. Na nxori dy gota si tip shotsa. Nxori edhe pistoletën dhe mendova me vete: “Ma futi tani, por po më jep rakinë e fundit”. Rustemi nxori dy plumba nga pistoleta dhe e futi njërin në gotën time dhe tjetrin te gota e tij. Më pa me një shikim që nuk e harroj kurrë: “Ka një gjë, ti je talent dhe siç do ti të jesh i pari, edhe unë dua të jem i pari”, tha ai. Pa e zgjatur më tej, për herë të parë do të nisnin Dekadën e Majit: o plumbin, ose çmimin e parë në Dekadën e Majit. “Ma jep dot?”, më pyeti Rustemi. “Patjetër, që ç’ke më të”, i thashë. I kërkova edhe 50 mijë lekë. Më zhveshi si ushtar, se tha që “ky është turp të mbajë devizën tone”.
Nisa punë menjëherë dhe për herë të parë unë nxora të veshur këngëtarë me rroba ushtarake që këndonin muzikë të lehtë: Kastriot Tushën, Nertila Kokën, me orkestër të muzikës së lehtë. Ka kënduar një këngë të Genc Tukiçit, që u dedikohej trimave… U fitua çmimi i parë, ndaj jetën e kam prej Rustem Peçit. Edhe 50 mijëlekëshin ma dha J, që ishte shumëëëë për atë kohë. Më liroi një ditë para ushtrisë dhe që aty nisi jeta ime e re.
Kështu që unë nuk ia harroj Rustem Peçit, se çfarë ka bërë për mua. Pastaj kam vazhduar shkollën e natës, pasi më kishin përjashtuar. Unë jam personi që kam rekord përjashtimesh, 7 herë, ndërsa më kanë ndaluar këngët. Këtë e ka thënë dhe dikur Edi Rama: Ça patët me Gjergj Lekën, që ia hoqët të gjitha këngët”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Jennifer Garner ‘shpërthen’ në lot gjatë intervistës: Shoqja ime nuk ia doli në kohë, ajo vdiq gjatë zjarreve në Los Angeles
Fejesa e Tom Holland dhe Zendaya u konfirmua nga babai i aktorit të “Spider-Man”
Motrat Kardashian evakuohen të sigurta nga rezidencat e tyre në Los Angeles, pas vërshimit të zjarreve masive
Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord
Motrat Kardashian evakuohen të sigurta nga rezidencat e tyre në Los Angeles, pas vërshimit të zjarreve masive
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles