LAJMI I FUNDIT:

Aida Shtino lë “Njerëz të humbur” për një projekt të ri

Aida Shtino lë “Njerëz të humbur” për një projekt të ri

Prezantuesja e programit “Njerëz të humbur”, Aida Shtino , është njëra ndër personazhet më të dashura të televizionit shqiptar.

Me ndihmën e saj, shumë familje shqiptare arritën të ribashkohen pas shumë vite. Por, ky program ndër më të ndjekurit në Shqipëri nuk do të rikthehet më, pasi moderatorja do të vijë me një tjetër format.

“Jam duke u përgatitur për një projekt të ri, i cili jam e bindur se do të jetë gjithashtu shumë tërheqës për publikun. Do të zbulohet sapo të dal në ekran, pasi i përket projektit të ri, të cilin ka kohë që po e përgatis”, ka thënë Aida.


Ndryshe thuhet se arsyet që quan deri në fundin e “Njerëz të humbur” ishin disa borgje të produksionit ndaj televizioneve ku u transmetua. /Telegrafi/