LAJMI I FUNDIT:

Korabi flet rreth pjesëmarrjes së Gardës në dasmën e tij (Foto)

Korabi flet rreth pjesëmarrjes së Gardës në dasmën e tij (Foto)

Vetëm dy ditë pas dasmës, këngëtari Korab Shaqiri ka vendosur të sqarojë gjithçka rreth lajmit që bëri bujë të madhe.

U tha se shoferi i makinës ku qëndronte ai dhe nusja e tij Lulkaqela, ishte pjesë e Gardës së Kosovës dhe kjo nuk u mirëprit aspak mirë.

Por, këngëtari e demantoi një lajm të tillë duke thënë se veshja nuk është e Gardës dhe ishte e qepur enkas për këtë ditë.


“SQARIM: Veshja nuk është e Gardës. I ngjan veshjes së bendit muzikor, veshje që është porositur enkas për këtë ditë sepse nëpër rruget e Maqedonisë kam dashur të duken simbolet e Kosovës dhe Flamuri Kombëtar. Sikur unë edhe çdo njeri tjetër në botën demokratike në këto raste mund ta ketë veshjen me simbole Angleze, Franceze dhe Amerikane. Kisha dashur që gazetarët, analistët dhe politikanët fillimisht ti verifikojnë informacionet e pastaj të flasin e të gjykojnë. I juaji, Korab Shaqiri”, ka shkruar artisti.

Ndryshe ai dhe tashmë bashkëshortja e tij, Lulkaqela Jashari, kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre gjashtë vjeCare me tri ditë festë. /Telegrafi/

204638
204639