LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në Eurovizion

Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në Eurovizion

Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në festivalin e ardhshëm të këngës “Eurovision Song Contest 2016”. Konfirmimi vjen nga Radio Televizioni Shqiptar.

Shqipëria është vendi i 31-të, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e saj në Eurovizion. Këtë edicion festivali do të mbahet më 10, 12 dhe 14 maj, në skenën e “Globe Arena” në Stokholm, Suedi, transmeton shekulli.

Periudha për vendet që të aplikojnë për pjesëmarrje në Eurovizion përfundoi më 15 shtator. Vendet aplikante këtej e tutje kanë një periudhë reflektimi deri më 10 tetor, për të vendosur nëse ata do të qëndrojnë në konkurs, pa u përballur me ndonjë dënim financiar.


Festivali i këngës shqiptare, që mbahet në dhjetor të këtij viti, do të jetë përsëri mekanizmi për të përzgjedhur këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Stokholm.

Në vitin 2015, Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Elhaida Dani, e cila kishte fituar festivalin e këngës për vitin 2014. Elhaida zuri vendin e 17-të në finalen e madhe të Eurovizionit me këngën e saj “I’m alive”.

Shqipëria ka nisur debutimin e saj në Eurovizion në vitin 2004 me këngëtaren Anjeza Shahini, por nuk ka fituar asnjëherë këtë garë. Vendin e saj më të mirë në Eurovizion e arriti në vitin 2012 me këngën “Suus” të Rona Nishliu, duke zënë vendin e 5-të.

elhaida-dani-wiwibloggs-first-rehearsal-eurovision-2015-600x399
albania_eurovision_a_semifinal_2012_05_01-620x413

Në trend Magazina

Më shumë
Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Magazina
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Magazina
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Kalo në kategori