LAJMI I FUNDIT:

“O sa mirë” së shpejti dhe në teatër

“O sa mirë” së shpejti dhe në teatër

Njëri nga serialet komike më të shikuara në ekranin shqiptar, “ O sa mirë” do të vijë i adaptuar në shfaqje teatri.

Producenti i serialit, Fisnik Vejsa, tha për Telegrafin se janë duke punuar që seriali të vijë në teatër vitin e ardhshëm.

“ Jemi duke punuar rreth skenarit, i cili do të jetë i veçantë për teatër dhe mendoj se vitin e ardhshëm do të jemi të gatshëm për shfaqjen”, tha Fisniku.


Shfaqja “O sa mirë”, mendohet të filloj me Tetovën, për të vazhduar me të gjitha qytetet në trojet shqiptare nga ku janë edhe karakteret në serial dhe më vonë edhe me Europën. /Telegrafi/