LAJMI I FUNDIT:

VIP-at shqiptarë që kanë kaluar kufijtë për dashurinë (Foto)

VIP-at shqiptarë që kanë kaluar kufijtë për dashurinë (Foto)

Thënia se “dashuria nuk njeh moshë” tashmë është e njohur, por për disa nga VIP-at shqiptarë mund të thuhet ndryshe.

“Dashuria nuk njeh kufij” është thënia që do t’u shkonte përshtat Getit, Vesës e Vedatit, por për Dafinën, Afërditën, Anjezën e shumë të tjerë mund të thuhet se nuk njeh as kombësinë.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi
Ndonëse mungon pranimi publik, tashmë është e qartë që moderatorja e Top Channel dhe reperi kosovar Getoar Selimi janë bashkë prej disa kohësh. Javët e fundit ata madje as nuk ruhen më në daljet publike, siç bënin kur nisën të zienin thashethemet për një histori të re dashurie që kishte lindur mes tyre. Nga fotot e publikuara deri më tani, Marina dhe Getoari duket se preferojnë të udhëtojnë jashtë vendit për të qenë larg vëmendjes së publikut, ndonëse shpesh nuk ja kanë dalë.
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031352f31312f31392f62383365653830613433363362376664303036376631323165623239623135352e6a7067


Lorik Cana dhe Monica
I lakmuari i shumë femrave në Shqipëri e Kosovë do të ‘dorëzohej’ përpara arkitektes bukuroshe italiane Monica. Një dashuri me shikim të parë do të merrte jetë për kapitenin e kombëtares sonë të futbollit dhe pas disa kohësh bashkëjetesë në Romë, Loriku dhe Monica kurorëzuan dashurinë në martesë në qershor të 2014-ës. Çifti prej pak javësh i ka shtuar familjes Cana, pjestarin më të ri, djalin Boiken.
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031352f31312f31392f36653937376436396533326532613131323039393762333466316563393836662e6a7067

Dafina Zeqiri dhe Rodriguez
Pas ndarjes së bujshme me reperin Ledri Vula, Duffye ka vendosur të jetë hermetike me jetën e saj private. Megjithatë duket se nuk ja ka dalë të mbajë sekret historinë e dashurisë me një djalë nga Republika Domenikane, me të cilin është njohur në Amerikë. Ndonëse deri më tani nuk ka ende një foto të publikuar nga vet çifti, mediat në Kosovë e kanë pikasur e fotografuar partnerin e këngëtares në Prishtinë dhe kanë shkruar për një shpërngulje të Rodriguez në Kosovë, për të qenë më pranë të dashurës së tij.
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031352f31312f31392f32313739643136353931346238653833323635656534373033383663346131642e6a7067

Ledina Celo dhe Naim Kabashi
Këngëtarja e njohur shqiptare Ledina Çelo ka kurorëzuar gjithashtu dashurinë e saj me ish-kampionin e kick-boksit Naim Kabashi në vitin 2009. Thuhet se njohja e tyre ka ndodhur rreth 15 vite më parë. Kabashi është me origjinë nga Kosova dhe jeton në Gjermani, vend ku kanë ndërtuar dhe jetën e tyre bashkëshortore. Çelo është tërhequr nga jeta publike për t’ju dedikuar familjes dhe fëmijëve të saj të vegjël: Elisit dhe Perianës.
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031352f31312f31392f32336231353261303136336138616435653533313365363431316138336466362e6a7067

Afërdita Dreshaj dhe Jakup Kindl
Modelja nga Shkupi, Afërdita Dreshaj ka gjetur dashurinë në krahët e një djali të huaj. Prej pak vitesh Afërdita po jeton historinë e dashurisë me sportistin çek të Hokeit dhe në llogaritë e tyre në Instagram nuk mungojnë deklaratat publike të dashurisë.
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031352f31312f31392f36316430616334313138363163393637343262316235363230383062393166382e6a7067

Vedat Ademi dhe Dorela
Vedati nga Kosova dhe Dorela ‘gocë tironse’, u panë dhe dashuruan për herë të parë në vitin 2003 për të mos u ndarë më. Këngëtari dhe ekonomistja kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë në vitin 2008 dhe 4 vite më pas do të mirëprisnin në jetë edhe frytin e tyre të dashurisë, djalin JonArti- sot 3 vjeç.
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031352f31312f31392f35373637623833653562613739653230303439626233333638306661663265342e6a7067

Vesa Luma dhe Big Basta
Ata me siguri e kanë njohur njëri-tjetrin në rrethin e artistëve, por duket se u desh spektakli i kërcimit ‘Dancing With The Stars’ për të ndezur mes tyre dhe shkëndijat e para. Fillimisht, lidhja u mbajt e fshehtë, derisa zërat nisën të qarkullonin dhe marrëdhënia e tyre të bëhej më serioze. Për të qenë më pranë dashurisë, këngëtarja kosovare do të shpërngulej në Tiranë, ku çifti nisi dhe bashkëjetesën. Një propozim surprizë martese në Paris do të çonte Vesën dhe Big Bastën në altar në 12 shtator të 2015-ës në një ceremoni intime organizuar në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë.
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031352f31312f31392f62653036663634326635306637623130386531373639376434613962333461652e6a7067

Anjeza Shahini dhe Paul Edward Conolly
Këngëtarja Anjeza Shahini nuk është përfolur kurrë për romanca gjatë karrierës së saj, deri kur u bë publik lajmi se zemra e përfaqësuese së Shqipërisë në Eurovizion ishte rrëmbyer nga diplomati anglez Paul. Një propozim në Venezia do të formalizonte edhe më historinë e tyre të dashurisë, ndërsa këngëtarja do të na suprizonte të gjithëve me ceremoninë e fshehtë të martesës, organizuar në Toskanë, në 7 shtator të 2015-ës.
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031352f31312f31392f33356434663063613339336137653636653734633730316465353065643163352e6a7067

Venera Lumani dhe Lindi Islami
Venera nga Shkupi dhe Lindi nga Peja u njohën me njëri-tjetrin kur konkurronin në talent show-n ‘The Voice of Albania’. Pejani la pas një histori tjetër dashurie, për të krijuar lidhje me këngëtaren fituese të edicionit të dytë të ‘The Voice’. Prej pak kohësh çifti ka nisur bashkëjetesën në Tiranë dhe në këto 2 vite lidhje kanë bashkëpunuar edhe në shumë projekte muzikore.
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031352f31312f31392f66323962316633613265393338353465646238366434636333346139323231662e6a7067

Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami
Moderatorja e “Takimi i Pasdites” gjeti dashurinë në krahët e kosovarit Xhavit Bajrami, një njohje që nisi përmes rrjetit social ‘Facebook’. Kjo lidhje u mbajt e fshehtë për dy vjet deri kur Magjistari e bëri publike në 2013-ën. Për të qenë më pranë të dashurës së tij, ish-kampioni i kick-boksit u shpërngul në Tiranë. Prej pak javesh ata janë bërë prindër për herë të parë. Fryti i tyre i dashurisë mban emrin Mia.
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031352f31312f31392f63373932386263303933303266633337653939613264303363663161623235642e6a7067
Inva Mula dhe Hetem Ramadani
Sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Pirro Çako, njohu bashkëshortin e saj të tanishëm, biznesmenin kosovar që jeton e punon në Slloveni, Hetem Ramadani. Historia e dashurisë -që thuhet të ketë nisur në 2008-ën – do të bekohej nga një vajzë e vogël, e lindur në 2012-ën, që çifti vendosi ta quante Nina. Inva dhe Hetemi jetojnë pjesërisht në Francë, ku Mula zhvillon dhe karrierën e saj, megjithëse për shkak të angazhimeve iu duhet shpesh të lëvizin në vende të ndryshme të botës. /Anabel.al/Telegrafi/
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031352f31312f31392f38366131613665346537656534353565383534306664613631363066353236322e6a7067

Në trend Magazina

Më shumë
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

Magazina
“Fitove duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, 40-vjeçar i papjekur” - shpërthen një debat virtual mes Ronaldos dhe Luizit

“Fitove duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, 40-vjeçar i papjekur” - shpërthen një debat virtual mes Ronaldos dhe Luizit

Magazina
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Magazina
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania

Igli largohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania

“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Nuk është akoma në dijeni - Xheneta në lot pasi lëshohet një nga këngët e Gjestit në BBVK

Nuk është akoma në dijeni - Xheneta në lot pasi lëshohet një nga këngët e Gjestit në BBVK

Magazina
Kalo në kategori