Zonjat e Para të të gjitha vendeve mund të duken sikur nuk kanë punë tjetër pos të duken bukur nëpër ceremonitë ku marrin pjesë, mirëpo e vërteta është që, varësisht prej vendit nga vijnë, ato kanë shumë obligime të tjera dhe një pjesë e madhe e punës së tyre kalon pa u vërejtur nga të tjerët.
Ato duhet të sigurohen që bashkëshortët e tyre qëndrojnë të qetë, pa marrë parasysh ngjarjet në vendin e tyre dhe janë pikërisht Zonjat e Para ato që duhet të sigurohen që bashkëshortët e tyre të duken bukur nëpër evenimentet që marrin pjesë.
Më poshtë Mapo sjell dhjetë Zonjat e Para më tërheqëse nga të gjitha vendet e botës.
Mbretëresha Rania (Jordani)
Mbretëresha Rania është përshkrimi i përkryer i një femre të përsosur! E lindur në Kuvajt më 31 gusht të vitit 1970, Rania Al-Yassin ishte rritur nga prindërit e saj, Faisal Sedki al-Yassin dhe Ilham Yassin, për të studiuar më pas Administrim Biznesi në Universitetin e Kajros, nga ku ishte punësuar në ‘Citibank’ e më pas edhe në ‘Apple Inc.’, para se të njoftohej me princin Abdullah bin Al-Hussein, që tani është mbret i Jordanisë. Mbretëresha Rania është aq e bukur saqë në vitin 2011 ajo është shpallur Zonja e Parë më e bukur në botë, epitet të cilin e mban edhe sot.
Mehriban Aliyeva (Azerbajxhan)
Bashkëshortja e Ilham Aliyev-it, presidentit të tanishëm të Azerbajxhanit, Mehriban Aliyeva u lind në Baku të Azerbajxhanit më 26 gusht të vitit 1964, në familjen më të fuqishme në vend. Ajo ka qenë shumë e zonja në mësime, andaj edhe i kishte vazhduar studimet edhe pas martesës së saj me Aliyev-in në vitin 1981, duke diplomuar nga Universiteti i Mjekësisë dhe më pas edhe në Akademinë e Muzikës. Pas studimeve, ajo ka punuar si doktoreshë e syve dhe fizikane, ndërsa tash e kryen rolin e Zonjës së Parë të shtetit.
Asma al-Assad (Siri)
Asma al-Assad është Zonja e Parë e presidentit sirian dhe pa marrë parasysh ngjarjet që po ndodhin në vendin që udhëhiqet nga bashkëshorti i saj, askush nuk mund ta mohojë faktin që ajo është shumë tërheqëse. E lindur më 11 gusht të vitit 1975, Asma shumicën e jetës së saj e ka kaluar në Britani të Madhe, ku edhe ka studiuar në shkenca kompjuterike dhe letërsi frënge, para se të martohej me Bashar al-Assad-in në vitin 2000, duke u bërë njëra nga Zonjat e Para më tërheqëse dhe më të mençura që ka pasur ndonjëherë Siria.
Angelica Rivera (Meksikë)
Angelica Rivera, bashkëshortja e bukur e presidentit të Meksikës, Enrique Peña Nieto, ka qenë modele, aktore dhe këngëtare. Ajo është lindur më 2 gusht të vitit 1969 dhe është shndërruar më pas në njërën prej aktoreve më të dashura në vendin e saj. Angelica ka tre fëmijë nga martesa e saj e kaluar me producentin Jose Alberto Castro, prej të cilit ishte ndarë në vitin 2008, për t’u martuar më pas me Nieto-n në vitin 2010. Që prej 2012, kur bashkëshorti i saj e ka marrë postin e presidentit, ajo shërben si Zonja e Parë e vendit.
Michelle Obama (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
Pa asnjë dyshim, Michelle Obama është njëra nga femrat më të fuqishme në botë, kryesisht për shkak të faktit se është e martuar me njeriun më të pushtetshëm në botë, presidentin e SHBA-së, Barack Obama. Michelle Obama është lindur në Çikago më 17 janar të vitit 1964 dhe përveçqë është Zonja e Parë e vendit më të fuqishëm në botë ajo është një avokate dhe autore e shquar. Ajo ka diplomuar nga Universiteti i Prinstonit dhe ai i Harvardit, gjë kjo që e bën Michelle-n një femër të bukur, të mençur dhe të shkolluar.
Mbretëresha Letizia (Spanjë)
Mbretëresha Letizia Ortiz Rocasolano është Zonja e Parë e Spanjës, pasi është bashkëshorte e Mbretit të tanishëm, Felipe i Katërt, i cili është ngritur në pushtet më 19 qershor të vitit 2014. Letizia u lind më 15 shtator të vitit 1972 në një familje të shtresës së mesme, ndërsa ka studiuar për gazetari në Universitetin e Madridit. Pas përfundimit të studimeve, ajo kishte filluar të punonte nëpër televizione lokale, duke u bërë njëra nga prezantueset më të pëlqyera të audiencës së gjerë spanjolle, para se të martohej me Felipe-n dhe më pas të bëhej Zonja e Parë e vendit.
Sylvia Bongo Ondimba (Gabon)
Sylvia Bongo Ondimba u lind më 11 mars të vitit 1965 në Francë, mirëpo kur kishte qenë fare e vogël prindërit e saj ishin dërguar për të punuar në Kamerun, ku kishte kaluar vitet e para të fëmijërisë, para se bashkë me familjen të barteshin në Tunizi. Në vitin 1974 familja e saj ishte bartur për të jetuar në Gabon, ku nëna e Sylvia-s kishte filluar të punonte si sekretaresh e njeriut që më vonë do të bëhej dhëndër i saj. Sylvia ishte martuar me Ali Bongo Ondimba-n në vitin 1989 dhe është bërë Zonja e Parë e vendit në vitin 2009, kur bashkëshorti i saj ishte zgjedhur president i Gabonit.
Princesha Lalla Salma (Marok)
Princesha Lalla Salma është bashkëshortja e Mbretit Mohammed-i i Gjashtë, që është sundimtari i tanishëm i Marokut. Zonja e Parë e këtij vendi ishte lindur më 10 maj të vitit 1978 në një familje të klasës së mesme të epërme, kur babai i saj kishte qenë një mësues. Ajo kishte mbetur jetime në moshën trevjeçare, kur të dy prindërit e saj kishin vdekur dhe si rrjedhojë ajo ishte rritur nga gjyshja. Ajo më pas kishte studiuar për inxhinieri, profesion në të cilin kishte punuar për disa vjet, para se të martohej me sundimtarin e tanishëm të Marokut, të cilin e ka përfaqësuar shpeshherë në vende të ndryshme.
Mbretëresha Jetsun Pema (Butan)
Mbretëresha Jetsun Pema është Zonja e Parë e Butanit dhe është njëra nga Zonjat e Para më simpatike në mbarë botën. E lindur më 4 qershor të vitit 1990, ajo është Zonja e Parë më e re në këtë listë dhe si rrjedhojë njëra nga më të bukurat. Ajo është bashkëshorte e Jigme Khesar Namgyel Wangchuck-ut, mbretit të Butanit. Kur mbretëresha nuk është e zënë duke i kryer detyrat dhe obligimet e një Zonje të Parë të shtetit, ajo merret me kauza të artit, pikturë dhe basketboll.
Dominique Ouattara (Bregu i Fildishtë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Miley Cyrus ndan dhimbjen për viktimat e zjarrit në LA, gjashtë vjet pasi shtëpia e saj u dogj nga zjarri në Malibu
Kërcënohet me vdekje gruaja e Kai Havertz, pas humbjes nga Manchester United
Khloe Kardashian kritikohet në rrjete sociale, pasi e quajti kryebashkiaken e Los Angeles-it ‘një shaka’
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
“Fitove duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, 40-vjeçar i papjekur” - shpërthen një debat virtual mes Ronaldos dhe Luizit
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
Kërcënohet me vdekje gruaja e Kai Havertz, pas humbjes nga Manchester United
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania