LAJMI I FUNDIT:

Agnesa Vuthaj, nga një Miss pa përkrahje në biznismene të suksesshme

Agnesa Vuthaj, nga një Miss pa përkrahje në biznismene të suksesshme

Një dekadë po qëndron fuqishëm në fushën e modës si më e bukura e Kosovës.

Në kokë ka disa kurora, duke filluar nga ‘’Miss Peja’’, kur para shumë vitesh u kurorëzua dhe u cilësua si një nga femrat më të bukura atje. Më pas fitoi edhe ‘’Miss Kosova’’ e ‘’Miss Albania’’.

Për Panoramën bukuroshja shqiptare ka rrëfyer rrugën e vështirë që nga fillimi si 17 vjeçare deri në sukseset e sotme si biznismene.


‘’Kur fitova ‘Miss Peja’, atë kurorë e konsideroja më të rëndësishmen se më përpara s’e dija sa jam e bukur e s’e dija për bukurinë dhe personalitetin tim në përgjithësi. Më pas në ‘Miss Kosova’ kam pasur komente se isha Miss Peja e se vajzat e Pejës janë më të bukurat e ishte si një lloj privilegji për mua, e aty ftova tre tituj: ‘Miss Press’, ‘Publiku’ dhe ‘Miss Kosova’’, thekson Agnesa në bisedën e saj.

Atë kohë si më e bukura e Kosovës ka qenë vetëm 17 vjeçe, duke iu futur kësaj rruge të vështirë shumë e re dhe me sfida.

‘’Tani kur mendon se si një 17-vjeçare në konkurset e bukurisë duhet të përballet e vetme me çdo gjë, unë kam udhëtuar vetëm dhe kur është mbajtur finalja e ‘Miss World’ dhe ‘Universe’. Kam qenë e vetme pa asnjë shoqërues, pasi të tjerat i kanë pasur familjarët apo menaxherët, unë jo, sepse ka pasur probleme udhëtimi, por edhe probleme financiare. Unë personalisht nuk kam mundur të mbuloj shpenzimet e familjes për të qenë me mua afër. Nga kjo kam mësuar që duhet të jem e fortë dhe ambicioze e të punoj shumë për atë që dua. Nga konkurset mëson se sa e rëndësishme është disiplina’’, shton më tej Agnesa, e cila tashmë është edhe një biznesmene në Kosovë.

‘’Ka qenë një fat i mirë e jam fatlume nga jeta, që në moshë aq të re kam pasur një eksperiencë të tillë. Arsyeja pse kam filluar me spektakle është se atë eksperiencë kam dashur ta mbart te të tjerat. Kam qenë 21 vjeçe kur e kam organizuar Miss Kosovën, të organizosh një spektakël është sfidë më vete. Spektaklet e bukurisë më marrin 3-4 muaj në organizim dhe doja të krijoja diçka timen, diçka stabël që është e imja dhe fokusohem çdo ditë.

Agnesa ka filluar me një butik në vitin 2013 ku fillimisht kishte vetëm marka italiane, ndërsa që nga viti i kaluar ka filluar me markën e saj për këpucë dhe çanta./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk pajtohet me faktin që nuk ndodhet në shtëpi, Xheneta kërkon sinjal nga Gjesti për të kuptuar nëse është mirë

Nuk pajtohet me faktin që nuk ndodhet në shtëpi, Xheneta kërkon sinjal nga Gjesti për të kuptuar nëse është mirë

Magazina
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother

Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother

Magazina
Nxjerr faktet e incizimet - ish menaxheri flet pas akuzës së Gjestit: Kam investuar në të 150 mijë euro

Nxjerr faktet e incizimet - ish menaxheri flet pas akuzës së Gjestit: Kam investuar në të 150 mijë euro

Magazina
Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, të martën kumtohet masa ndëshkuese nga Vëllai i Madh

Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, të martën kumtohet masa ndëshkuese nga Vëllai i Madh

Magazina
Jozi për Gjestin: Veç ta shaj nga familja, nuk merr vesh me fjalë

Jozi për Gjestin: Veç ta shaj nga familja, nuk merr vesh me fjalë

Magazina
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Magazina
Kalo në kategori