LAJMI I FUNDIT:

Linda pranon se Big D është bashkëshorti i saj, ja dedikimi special (Foto)

Linda pranon se Big D është bashkëshorti i saj, ja dedikimi special (Foto)

Linda Halimi ka kthyer edhe njëherë vëmendjen e publikut duke u bërë ditëve të fundit lajmi kryesor i mediave.

Pas performances fantastike ku u kualifikua në “American Idol”, këngëtarja shqiptare mori përkrahjen e të gjithë shqiptarëve që kohë më parë e kishin kritikuar, transmeton Telegrafi.

Suksesin e arritur së fundmi në Amerikë ajo ia ka dedikuar reperit Big D, i cili është bashkëshorti i saj.


Në fakt kjo është hera e parë që Linda pranon publikusht marrëdhënien me amerikanin. Pas ndarjes me të ajo kishte mohuar se kishin qenë të lidhur ndonjëherë.

Përmes një postimi Linda i ka shprehur ndjenjat që ndjen ndaj Dave duke treguar se historia me të nuk ka qenë e lehtë për të arritur deri këtu ku çdo ditë krah tij për të është si një muaj mjalti.

‘’Zemër, faleminderit që je gjithçka që një femër mund të kërkojë tek një mashkull. Mënyra sesi kujdesesh për mua, është e pabesueshme. I kërkova Zotit të më bekojë me dashuri të pakushtëzuar dhe dhembshuri, e ai të solli ty tek unë. Ti ishe aty kur askush tjetër nuk ishte. Na është dashur të luftojmë, po; së bashku nuk mund të ishim të sigurtë, por thellë në zemrën time, unë nuk jam shqetësuar asnjëherë, sepse e kam ditur se kur Zoti i bën bashkë 2 njerëz, nuk ka njeri që mund t’i largojë apo t’i ndajë ata. Në momentet më të errëta, dhe më të bukura të jetës sime. Sa herë kam qarë, jam lëshuar në gjoksin tënd. Kur kam qeshur, kam qeshur tek gjoksi yt; gjoksi yt është foleja ime. Nuk do të të ndërroja me asgjë, edhe sikur të më falnin botën, e jam krenare të të quaj bashkëshortin tim. Arritja më e madhe në jetën time, ka qenë dashuria jote. Ti më përmbush në çdo mënyrë të mundshme. Të dua, sepse Zoti të do, të dua sepse unë e dua Zotin! Jam gruaja më e lumtur në botë, sepse ti di të më trajtosh.
Më parë, askush nuk e besonte se mes nesh do të zgjaste, por ne jemi lumturisht të martuar, dhe çdo ditë të jetës ndihem si në një muaj mjalti.
Të dua, Dave’
687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031362f30312f31322f61363735633164623233393635313536353639643163343638373361386331352e6a7067

Në trend Magazina

Më shumë
Xhaka tregon si e pritën bashkëlojtarët dhe trajneri Xabi Alonso transplantin e tij të flokëve në Kosovë - flet në detaje për ndjesitë e para

Xhaka tregon si e pritën bashkëlojtarët dhe trajneri Xabi Alonso transplantin e tij të flokëve në Kosovë - flet në detaje për ndjesitë e para

Magazina
Jozi kritikon muzikën e Gjestit: Këngë për filma të animuar, klikime të vjedhura

Jozi kritikon muzikën e Gjestit: Këngë për filma të animuar, klikime të vjedhura

Magazina
Leo surprizohet nga Lela në BBVK 3, i thotë se Gjesti është shumë mirë jashtë

Leo surprizohet nga Lela në BBVK 3, i thotë se Gjesti është shumë mirë jashtë

Magazina
G Bani debaton ashpër me Gjestin e Gertën, hedh rrobat e kësaj të fundit në tokë

G Bani debaton ashpër me Gjestin e Gertën, hedh rrobat e kësaj të fundit në tokë

Magazina
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send

Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send

Magazina
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother

Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori