LAJMI I FUNDIT:

Një muaj pas rrahjes, Flori dhe Stine bëjnë pakt të heshtur për pajtim

Një muaj pas rrahjes, Flori dhe Stine bëjnë pakt të heshtur për pajtim

Një muaj pasi dy kantautorët, Flori Mumajesi dhe Ernest Duka (Stine), u bënë objekt lajmesh për përplasjen fizike në Pallatin e Kongreseve në përfundim të votimeve, duket se gjakrat janë ftohur mes dy kolegëve.

Ndërkohë që në rrjetet sociale ka bërë xhiron një foto e Florit, ku duket qartë se i ka ngelur shenjë në ballë pas goditjes që mori gjatë sherrit, ka qenë Stine ai që me anë të një statusi ka shpjeguar me fjalë diplomatike situatën aktuale mes tyre, duke e konsideruar skandalin thjesht një “incident”.

“Përshëndetje miq! Duke marrë shkas nga ditët e para të këtij viti të ri, desha t’ju uroj përzemërsisht, dhe të sqaroj një situatë të vitit, ku e hodhëm pas me të mirat dhe jo të mirat e tij. Ju detyrohem një sqarim për incidentin e ‘Këngës Magjike’.

Siç e kam thënë edhe në “DWM”, janë komentuar lloj e lloj versionesh duke vënë në pah vlerat apo antivlerat e njërit apo tjetrit. Jam dhe jemi ndryshe, pa pasur nevojë për incidente të kësaj natyre. Ne jemi artistë, njëkohësisht edhe shembuj të kulturës dhe artit, sjelljes, mënyrës dhe se si jetojmë etj.


Kështu që le të qëndrojmë të tillë deri në fund. Kam ecur prej vitesh dhe kam arritur bashkë me mbështetjen tuaj aty ku duhet. Gjej rastin t’ju falënderoj për çdo përkrahje dhe çdo mbështetje tuajën”, ishte statusi i tij, i pari për këtë vit të ri, por i dyti që kur ndodhi sherri.

Nga ana tjetër, Flori Mumajesi nuk ka dhënë asnjë sqarim të tillë publik, duke e lënë këtë çështje në dorë të drejtësisë. Por shihet qartë tashmë se dy artistët kanë bërë një pakt të heshtur për pajtim, duke e lënë në harresë sherrin që ndodhi në parkingun e Pallatit të Kongreseve në dhjetor./panorama.

Një muaj më parë, pa u shpallur ende fituesi i “Këngës Magjike”, Flori Mumajesi po dilte nga Pallati i Kongreseve, por u ndoq pas nga Stine, i cili pas disa batutash, u tha se e goditi kantautorin me një send të fortë në fytyrë, që ishte gota që Flori kishte në dorë.

Pas kësaj, Mumajesi u largua për në spital me makinë dhe denoncoi ngjarjen te forcat blu që shërbejnë në urgjencën e QSUT-së. Stine u dorëzua në komisariat, por pas dëshmisë ku mohoi ta kishte qëlluar Florin, duke e cilësuar si “vetëplagosje”, u la në gjendje të lirë.

Në trend Magazina

Më shumë
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori