LAJMI I FUNDIT:

Peugeot i ri 308 është votuar si ‘Vetura e vitit 2014’

Peugeot i ri 308 është votuar si ‘Vetura e vitit 2014’

Në mars të këtij viti, Peugeot 308 i ri është kurorëzuar me titullin prestigjioz si ‘Vetura e Vitit 2014’, dhënë nga një juri e gazetarëve që përfaqësojnë 22 vende evropiane.

30 modele të reja nga prodhuesit amerikan, korean, prodhuesit evropian dhe japonez, që janë shitur në tregun evropian gjatë vitit 2013, ishin në garë për çmimin ‘Vetura e vitit 2014’.


Juria, duke reflektuar interesat dhe shijet e 58 gazetarëve nga 22 vende evropiane , ka dorëzuar vendimin e saj për rrethin e ngushtë ku gjinden shtatë modelet finaliste të para- zgjedhura në dhjetor dhe :PEUGEOT 308 i ri zgjidhet ” Vetura e Vitit” 2014.

Peugeot, triumfoi ndaj Ford Focus (paraardhësi i të cilit fitoi në vitin 1999) dhe Volkswagen Golf (fituesi i vitit të kaluar).

Me 307 pikë të tubuara, Peugeot i ri 308 mundi këto vetura: BMW i3 (223 pikë), Tesla Model S (216 pikë), Citroën C4 Picasso (182 pikë), Mazda3 (180 pikë), Skoda Octavia (172 pikë) dhe Mercedes-Benz S-Class (170 pikë).

Peugeot i ri 308 është modeli 4-të i PEUGEOT që të fiton çmimin ‘Vetura e Vitit’. Ajo vjen pas Peugeot 307 (në Vitin 2002) , Peugeot 405 (në Vitin 1988) dhe Peugeot 504 (në Vitin 1969) .

Çmimi si “Vetura e Vitit” 2014 përfaqëson njohjen më prestigjioz për Peugeot 308 , e cila mishëron vlerat e përsosura , në aspektin e dizajnit, konceptit elegant dhe dinamik që bazohet në një qasje të avancuar në zvogëlimin e peshës , përvojën në ngasje me instrumentet dhe pajisje inovative që dëshmojnë për cilësinë e nivelit më të lartë.