LAJMI I FUNDIT:

Polaris Slingshot, një veturë e lirë sportivë (Video)

Polaris Slingshot, një veturë e lirë sportivë (Video)

Nëse ju jepet rasti të vozitni një veturë vërtet sportive dhe të lirë, shanset janë të mëdha që të drejtoni një veturë të modifikiuar. Por nëse ajo është e fabrikuar dhe e lirë, gjasat janë shumë të mëdha që ajo të jetë një Polaris Slingshot.

E vërteta është se nuk ka shumë si ajo për tu krahasuar. Teknikisht Singleshot është një motoçikletë dhe kjo është arsyeja pse nuk posedon një airbag si pajisje standarde. Me tri rrota (dy para dhe një nga pas), Singleshot ka ngjashmëri me një Morgan Three Wheeler ose T-Rex të kombinuar me një KTM X-Bow.

Megjithatë duke pasur parasysh Çmimin Polaris Singleshot vjen më i lirë se ‘vëllezërit’ e tij me tri rrota.


Është i pajisur me një motor GM (General Motors) katër cilindër 2.4 litra ECOTEC që arrin të prodhojë 173 KF (129 KW) dhe një transmision me pesë shpejtësi manual, që në fakt është mundësia e vetme e ofruar nga prodhuesi.

Çmimi bazë për ketë veture sportive me tri rrota është 19.999 dollarë për modelin standard dhe 23.999 dollarë për modelin SL më të avancuar.