LAJMI I FUNDIT:

Mustang, me timon në krahun e djathtë

Mustang, me timon në krahun e djathtë

Për herë të parë në historinë e makinave Ford, do të prodhohen automobila “Mustang” me timon në anën e djathtë.

Plani përfshin shitjen e makinës së famshme edhe jashtë SHBA-ve, përkatësisht do të jetë në dispozicion edhe për 25 tregje të tjera botërore në të cilat veturat vozitet nga krahu i djathtë.

Inxhinierët kanë përfunduar kohët e fundit punën me brezin e gjashtë të këtij modeli, i cili do të ketë timonin në anën e djathtë, që do të shërbejë si një prototip për analiza të mëtejshme.


Edhe pse Shtetet e Bashkuara mbeten tregu më i madh për “Ponin e vogël” me mbi 9.2 milionë shitje që nga viti 1964, më shumë se 161 mijë “Mustang” janë shitur jashtë tregut amerikan. Vetëm në vitin 2012, më shumë se katër mijë “Mustang” janë shitur në 35 vende të ndryshme, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina dhe Filipinet.

Ndërsa, gjenerata e gjashtë e do të hidhet në tregun amerikan gjatë kësaj vjeshte, kurse vitin e ardhshëm për herë të parë do të dal në shitje edhe në disa shtete evropiane. /Telegrafi/