LAJMI I FUNDIT:

Ford lanson modelin e ri hibrid në vitin 2018

Ford lanson modelin e ri hibrid në vitin 2018

Prodhuesi amerikan i automobilave, Ford, planifikon që deri në fund të vitit 2018 të hedh në treg një automjet të ri me motor hibrid, në mënyrë që të rivalizojë Toyotan dhe makinën e tij Prius, që është më i shituri në këtë segment.

Automjeti i ri, që punon me benzinë dhe energji elektrike në të njëjtën kohë dhe ende nuk ka marrë një emër, do të prodhohet në një fabrikë në Michigan të SHBA-ve, ku janë planifikuar që të prodhohen brenda një viti rreth 120 mijë automjete të tilla.

Detaje të tjera rreth këtij automobili të markës amerikane, do të dalin në muajt në vazhdim, varësisht se në çfarë faze ka mbërri projektimi i automjetit. /Telegrafi/