LAJMI I FUNDIT:

Modeli Karl i Opelit, vjen në vitin 2015

Modeli Karl i Opelit, vjen në vitin 2015

Kompania Opel ka njoftuar se gjatë verës së vitit të ardhshëm, do të sjell në treg një makinë të re të vogël të quajtur Karl, i cili do të ketë pesë dyer.

Me modelin e ri, me modelet Adam dhe gjeneratën e re Corsa, të cilat dolën në shitje në më pak se 30 muaj, Opeli vitin e ardhshëm do të ketë portofolin më të fortë në histori, në segmentin e makinave të vogla dhe mini.

Sipas njoftimit, këto makina që i përkasin familjes së automobilave të vogla, do të përmbushin shumë nevoja të shfrytëzuesve.


Karl është 3.68 metra i gjatë, me pesë dyer dhe po aq vende. Modeli i ri është emri i një prej bijve të Adam Opelit, i cili themeloi kompaninë në 1862.