LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet BMW X6 i ri (Foto/Video)

Prezantohet BMW X6 i ri (Foto/Video)

BMW ka lansuar modelin e ri të X6 me disa ndryshime në motor dhe në stil.

Deri tani janë shitur më shumë se 250 mijë njësi të BMW X6 që nga lansimi i saj në vitin 2008 dhe kompania gjermane po provon të rrisë suksesin me modelin e ri të lansuar në Paris Auto Show.

Modeli i ri është 60 mm më i ulët se BMX X5 dhe 23mm më i gjatë. Dizajni i ri i BMW X6 sjell pjesë metalike rreth xhamave dhe pasqyrave në pjesën e jashtme, ndërsa nga brenda tani X6 i ri është më praktik se më parë fal hapësirës më të gjerë të krijuar.


x61

X6 i ri do të vijë me disa motorë të ndryshëm ndërsa veturat e para do të dalin në shitje nga dhjetori i këtij viti, transmeton Koha.

Modeli i parë pritet të vijë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe është premtues, sipas kompanisë. Shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë kjo veturë e arrin në 6.7 sekonda. Kjo është rritje në krahasim me veturën e vjetër për 0.8 sekonda. Modeli X6 sDrive 35i ka 300 kalëfuqi.

Modeli tjetër është më i shpejtë dhe arrin shpejtësinë prej 100 km/orë në vetëm 4.8 sekonda. Modeli i ri M pritet të vijë më vonë me motor 4.4 litra V8 me rreth 550 KF. Deri atëherë, blerësit mund të kenë modelin M50d, që shpejtësinë prej 100 km/orë e arrin në 5.2 sekonda.

Sa i përket teknologjisë në modelin e ri të BMW-së përfshihet sistemi i ri i frenimit dhe ai për ndihmë në mbajtjen e linjës. /Telegrafi/