LAJMI I FUNDIT:

Versione Caravan dhe Crossover të ‘Tesla Model III’

Versione Caravan dhe Crossover të ‘Tesla Model III’

Shefi ekzekutiv i Tesla Motors, Elon Musk, disa muaj më parë njoftoi zyrtarisht se “Entry-Level Sedan” i ardhshëm do të mbajë simbolin “Model III” dhe se do të prezantohet në vitin 2016 (por shitja do të fillojë në vitin 2017).

Kjo veturë do të ketë një platformë krejt të re, do të ketë një bateri prej joneve të litiumit.

Sipas njoftimeve aktuale, Model III në treg duhet të fillojë me një çmim prej rreth 35.000 dollarë, raporton Koha.


Ky nuk është fundi, sepse në ndërkohë lajmi doli rreth asaj se Model III do të prodhohet në version Caravan dhe Crossover, e gjithë kjo me qëllim për të tërhequr një gamë të gjerë të blerësve.

Gjithashtu, disa media kanë shkruar se kompania Tesla Motors deri në vitin 2018 gamën e vet duhet ta rrisë me disa inovacione. /Telegrafi/