LAJMI I FUNDIT:

Mercedesi qëndron i parkuar qe tre vite, ka marrë gjoba më shumë se vlera e tij

Mercedesi qëndron i parkuar qe tre vite, ka marrë gjoba më shumë se vlera e tij

Pronarit të një Mercedesi i janë mbledhur më shumë se 14.000 dollarë gjobë nga tiketat e parkingut, pasi ka lënë atë në të njëjtin vend për tre vite.

Vetura ishte i parkuar në një parking në qendër të qytetit të Birmingham, transmeton koha.net.

Pronari i parkingut APCOA, pasi ka hapur veturën ka zbuluar një biletë udhëtimi brenda tij, e nga e ka gjetur edhe emrin e shoferit të veturës.


Por të gjitha përpjekjet për të rënë në kontakt me pronarin e veturës, kanë dështuar.

Automjeti është i dëmtuar në bosht, ashtu që nuk mund të vozitet pa riparimin e tij. /Telegrafi/