LAJMI I FUNDIT:

Një veturë familjare nga Seat (Foto)

Një veturë familjare nga Seat (Foto)

‘Seat Leon ST Cupra astate 280’ është prezantuar në Panairin e automjeteve në Genova, ndërsa është fjala për një veturë shumë e besueshme dhe me hapësirë të mjaftueshme.

Ka një motor 2.0 l me katër cilindra, turbocharger, që arrin të prodhojë 280ps, dhe të gjithë fuqinë e transmeton vetëm në rrotat e para.

Vetura arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, për gjashtë sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h, që duket sikur përputhet komplet me veturën.


Shitjet e Seat Leon Cupra ST do të fillojnë në muajin mars 2015 dhe çmimet janë publikuar së bashku me veturën, e cila do të kushtojë nga 20 mijë euro deri në 30 mijë euro, varësisht nga specifikat. /Koha/Telegrafi/

cupra2 cupra3