LAJMI I FUNDIT:

Vetura me familje brenda ngjitet në pjesën e pasme të kamionit – tërhiqet zvarrë për 25 kilometra (Video)

Vetura me familje brenda ngjitet në pjesën e pasme të kamionit – tërhiqet zvarrë për 25 kilometra (Video)

Dukshmëria ishte tepër e kufizuar, shkaku i motit me borë, me mjegull dhe me erë. Për këto arsye, Matt Mez – që ishte në veturë me tre anëtarë të familjes së tij -është ndeshur dhe ka mbetur i ngujuar në pjesën e pasme të një kamioni.

Goditja ia kishte prishur atij edhe borinë e veturës dhe ata as nuk mundnin të sinjalizonin shoferin e kamionit se gjenden pas.

Për më keq, ata kanë telefonuar policinë e Michiganit, mirëpo ata nuk dinin të tregonin se nga po shkon kamioni, transmeton Telegrafi.


Për 30 minuta ata janë tërhequr zvarrë nga kamioni, shoferi i të cilit nuk ka pasur ide se çfarë po ndodhte pas, derisa nuk është ndaluar nga policia.

Katërshja janë dërguar në qendrën më të afërt spitalore, por fatmirësisht asnjëri nuk ka ndonjë lëndim trupor. /Telegrafi/