LAJMI I FUNDIT:

Era e fortë rrëzoi drunjtë në rrugë – disa centimetra afër veturave (Video)

Era e fortë rrëzoi drunjtë në rrugë – disa centimetra afër veturave (Video)

Që shoferët të vetëdijesohen se nuk duhet të vozisin në kohë me erë të fortë, është lansuar kjo video që është regjistruar nga kamera e vendosur në një veturë.

Janë afro dhjetë drunj të gjatë, që bien njëri pas tjetrit në rrugë, duke e bllokuar qarkullimin e veturave.

Për fat të mirë, trupi i parë bie vetëm pak centimetra larg veturës ku gjendet kamera, kurse as drunjtë tjerë nuk qëllojnë mbi ndonjë veturë, transmeton Telegrafi.


Kjo ngjarje që ka ndodhur në Viktoria të Australisë, po përdoret si paralajmërim që të tregohet se sa e rrezikshme mund të jetë vozitja në motin me erë. /Telegrafi/