LAJMI I FUNDIT:

Vozitja në 330 kilometra në orë: Ja si shkatërrohet tërësisht Lamborghini i 244 mijë eurove (Video)

Vozitja në 330 kilometra në orë: Ja si shkatërrohet tërësisht Lamborghini i 244 mijë eurove  (Video)

Lamborghini është i shpejtë, por jo edhe pa rrezik.

Shoku e regjistronte shokun tek e çonte shpejtësinë në 330 kilometra në orë, të veturës së tipit Huracane që kushton 244 mijë euro.

Por, gjërat nuk shkuan mirë, meqë vetura rrotullohet dhe shkatërrohet plotësisht, për ta kapur pastaj edhe flaka, transmeton Telegrafi.


Për fat të mirë, shoferi shpëtoi pa asnjë lëndim. Miku i tij “kameraman” u desh të shtrihej për tetë ditë në spital, por pa pasoja për jetën.

Kjo ngjarje ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar në Hungari, ndërsa autoritetet e rendit kanë vendosur të transmetojnë videon si paralajmërim se sa e rrezikshme është shpejtësia e madhe. /Telegrafi/