LAJMI I FUNDIT:

Duken si kampshtëpiza të braktisura, por janë “parajsë” për kultivuesit e drogës (Video)

Duken si kampshtëpiza të braktisura, por janë “parajsë” për kultivuesit e drogës (Video)

Në pjesën periferike në West Country të Londrës, ishin dy kampshtëpiza udhëtimi të vjetra. Së paku kështu dukeshin nga jashtë, sepse poshtë tyre ishin vendosur katër kontejnerë që shfrytëzohen për të bartur mallra në anije, e ku ishin mbjellë rrënjët e kanabisit.

Në këtë fabrikë të improvizuar kishte rrymë, ujë të rrjedhshëm dhe sistem të sofistikuar të ajrosjes, transmeton Telegrafi.

Asgjë nuk mungonte që Adam Williams dhe David Bradbury të kultivonin kanabis të kualitetit të lartë aty, natyrisht sikur të mos ziheshin nga Policia.


Pasi janë zbuluar, ata janë dënuar me nga katër vite burg nën akuzën për kultivim të palejuar të bimëve të ndaluara. /Telegrafi/