LAJMI I FUNDIT:

Mercedesi, makthi i Porsches (Video)

Mercedesi, makthi i Porsches (Video)

Kompania Mercedes ka publikuar një video promovuese për modelin AMG GT, i cili ka tallur rivalin Porsche 911.

Në video shihet një djalosh duke ëndërruar sesi po kënaqet duke vozitur Porsche 911, kur papritmas në pasqyrën e pasme shfaqet Mercedes AMG GT dhe e tejkalon atë.

Djaloshi zgjohet nga një “makth” dhe pastaj shfaqet mbishkrimi “Vetura për të cilën keni ëndërruar si fëmijë sapo ka tejkaluar”.


Modeli Mercedes AMG GT posedon motor V8 4.0 l, me kapacitet prej 455 KF në kombinim me marshin prej shtatë shpejtësive dhe me koplung të dyfishtë, transmeton Koha.net.

Ky “makth” i Porsches, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin vetëm për 4 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 304 km/h.

Edhe modeli AMG GT S posedon motor twin-turbo, 4.0 l, V8 me kapacitet prej 503 KF. Deri në 100 km/h arrin për vetëm 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 310 km/h. /Telegrafi/